E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i Portit të DurrësitPS: Do ta zhbëjmë vendimin

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit Zbardhet koncensioni elektoral/ VIDEO Porti, tendera elektorale me leje të ministrisë TIRANE- Partia Socialiste deklaron se do të zhbëjë vendimin për dhënien me koncension të terminalit të trageteve në Portin e Durrësit,qysh në mbledhjet e para të qeverisë.

“Mungesa e plotë e transparencës, por edhe periudha kohore kur ky proces u zhvillua, na bën të mendojmë se ky tender është një procedurë e pastër elektorale, e cila për ne është e papranueshme. Ky vendim dot ë jetë një nga ato vendime që do të zhbëhet nga qeveria qysh në mbledhjet e para të saj” – tha deputetja e PS-së Ermonela Felaj në një prononcim për median sot në mesditë.

Nga selia e Partisë Socialiste Felaj i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet për grabitje të pronës publike..

DEKLARATA E PLOTE E FELAJT Edhe pse përmes një vote plebishitare shqiptarët zgjodhën ndryshimin në zgjedhjet e 23 qershorit, qeveria në ikje ende vazhdon të ndërmarrë vendime të cilat bien ndesh me interesin publik dhe në të njëjtën kohë nuk plotësojnë vullnetin e popullit që u shpreh përmes votës.

Jo më larg se në datën 19 gusht, Agjensia e Prokurimeve Publike ka shpallur fituesin e tenderit për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit.

Një tjetër tender, një tjetër koncesion, një tjetër plaçkitje e aseteve publike.

Dhe mbi të gjitha, një proces aspak transparent, i nisur vetëm 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve dhe i përfunduar pasi shqiptarët e kishin shprehur vullnetin e tyre për të dërguar qeverinë Berisha në opozitë.

Mungesa e plotë e transparencës, por edhe periudha kohore kur ky proces u zhvillua, na bën të mendojmë se ky tender është një procedurë e pastër elektorale, e cila për ne është e papranueshme.

Njësoj siç është e papranueshme vala e koncesioneve dhe privatizimeve të gabuara, në dëm të interesit publik, karakteristikë e 8 viteve qeverisje të Sali Berishës dhe një nga arsyet pse shqiptarët votuan në mënyrë plebishitare kundër tij.

Ky vendim do të jetë një prej atyre vendimeve që do të zhbëhet nga qeveria e re qysh në mbledhjet e para të qeverisë. Por në të njëjtën kohë, dëshirojmë t’i bëjmë thirrje organit të prokurorisë për të nisur çështjen dhe hetimet për grabitje të pronës publike.

Për ne pasuria kombëtare është aseti më i çmuar, që në asnjë rast e për asnjë arsye nuk mund të shpërdorohet në këtë formë.
 
TENDER ELEKTORAL, “GARA” U BË MË 20 QERSHOR/ DURRËS, OLLDASHI JEP TERMINALIN
 
Pak ditë para se të marrë pushtetin ekzekutiv qeveria Rama, Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar fituesin e tenderit për dhënien me koncension të terminalit të trageteve në Portin e Durrësit, një garë e organizuar nga dikasteri i Sokol Olldashit. Tenderi është zhvilluar më 20 qershor, tri ditë para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare. Shuma e ofruar dhe e pranuar nga ministria e Transportit është 3.14 milionë euro dhe investimi i premtuar është 4 milionë euro.

Fitues, sipas APP-së, është shpallur grupi FRS Chartering Beteiligunsgesellschaft MBH dhe Global Albania Networking, të bashkuar në subjektin Albanian Ferry Terminal Operator (AFTO), që merr koncensionin e menaxhimit, operimit, përmirësimit teknik dhe mirëmbajtjes të terminalit në Portin e Durrësit (TTD).

TENDERAT
Në muajin maj, sipas burimeve nga Porti i Durrësit, janë zhvilluar me ngut pranë Autoritetit Portual të Durrësit disa tendera për të përzgjedhur se kush do të ketë të drejtën e shërbimeve jetike për Portin apo kush do të marrë për një periudhë kohe hapësira pranë kësaj ndërmarrjeje për t’i shfrytëzuar si koncensionar. Këto gara nuk u njoftuan as në faqen e internetit të Portit Durrës, as në atë të ministrisë së Punëve Publike e Transportit dhe u pasqyruan as nga Agjencia e Prokurimit Publik, që zakonisht nuk lë gjë pa pasqyruar në raste të tilla.
Në fakt, po të besohet ajo që raportohet në faqen e internetit të Autoritetit Portual, që ndjek gjurmët e një “qeverie të dixhitalizuar”, do të konstatohet se gjatë vitit 2013 nuk ka asnjë tender të realizuar. Por, në fakt, ky Autoritet organizon tendera të fuqishëm, si në rastin e rrugës së hyrjes nr.2 në terminalin e trageteve apo rrugën tek kalata lindore e Portit, ku i pari ka shënuar një vlerë 116.5 milionë lekë të reja dhe i dyti 90.7 milionë.
Sipas burimeve të sipërpërmendura, jo të gjithë tenderat mund të kryhen nga vetë Autoriteti. Në përputhje me rregullat në fuqi, një pjesë e tyre mund të kryhen vetëm me lejen e ministrit Olldashi.

 
TERMINALI I KONTEINERËVE
Me afro 3.7 milionë euro do të shiten të gjitha pajisjet dhe mekanizmat e terminalit tjetër, atij të konteinerëve, gjithnjë në Portin e Durrësit. Procedura është ajo e ankandit dhe shuma minimale e kërkuar në total është 520 milionë lekë të reja pa TVSH. Ankandi zhvillohet para implementimit të qeverisë së re, më 2 shtator. Makineritë janë pajisje të rënda, të tipit pirun, autovinça, koka tërheqëse Scania, porta-konteiner, por edhe shtatë vinça të mëdhenj portualë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›