Privatizimi i Shqiperia sot PS i kerkon sqarime Rulit

Partia Socialiste i kerkoi sqarime ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli ne lidhje me akuzat e bera nje dite me pare per privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia sot. Deputeti Eduart Shalsi tha se ish-ministri Ruli duhet te jape sqarime ne lidhje me kete privatizim ose perndryshe PS do te beje publike faktet per kete korrupsion. Opozita deklaroi se disponon fakte te cilat vertetojne sipas saj se godina e ish-ekspozites Shqiperia sot eshte futur ne nje proces privatizimi korruptiv per qellime perfitimi personal e familjar dhe aspak shteteror. Ne fjalen e tij Shalsi i kerkoi Rulit qe tu pergjigjej pyetjeve te bera nje dite me pare per te dhene sqarime per privatizimin dhe prishjen e kontratave ne te kundert neser tha ai Ne do te fillojme ekspozimin e fakteve qe provojne se privatizimi i ish-ekspozites Shqiperia sot eshte nje proces i korruptuar. Shalsi shtoi me tej se nga ky arbitraritet korruptiv qeveria do te perballet dhe me prishjen e njeanshme te kontratave te cilat kane penalitete financiare dhe qe do te paguhen me parate e shqiptareve.