Privatizimi i rrugeve ekspertet Duhej te ishte realizuar kohe me pare

Dhënia me konçensione të rrugëve strategjike mirëpritet nga të gjithë profesionistët në sektorin e ekonomisë.
Një praktikë e tillë përdoret shumë vende të botës dhe ka sjellë menaxhimin e mirë dhe cilësor të këtyre veprave.
Taksa që do të paguhet nga përdoruesit e rrugëve, parashikohet të jetë modeste dhe të ardhurat qeveria do t’i përdorë për investime të reja publike.
Qeveria nis fushatën e privatizimit, si pjesë e një projekti në favor të mirë-menaxhimit të veprave publike.
Projekti i parë, pritet të jetë rruga e Kombit, e cilësuar si një nga rrugët më strategjike të vendit, për vlerat dhe përfitimet që ajo ka për qytetarët.
Privatizimi i infrastrukturës rrugore bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe është një praktikë e ndjekur në shumë vende të botës.
Ekspertët e fushës së ekonomisë e vlerësojnë këtë projekt si të duhur, duke theksuar gjithashtu faktin se duhet të ishte realizuar kohë më parë.
Privatizimi i “Rrugës së Kombit” do të ndodhë para dimrit të 2012-s, ndërkohë që ekspertët e IFC-së të përzgjedhur nga qeveria shqiptare për përcaktimin e shoqërisë private nuk kanë përcaktuar ende nivelin e taksës që do vihet në rrugën Milot-Kukës-Morin.
Megjithatë, bëhet fjalë për një taksë simbolike, e cila konsiderohet si një vlerë modestë në krahasim me përfitimet që përdoruesit e kësaj rruge kanë prej saj.
Bëhet e ditur se qeveria shqiptare ka firmosur në janar të këtij viti një marrëveshje me IFC-në, anëtare e grupit të Bankës Botërore, për të ndihmuar qeverinë shqiptare.
Përmes marrëveshjes, Banka e IFC-së do të organizojë procesin e tenderimit për përzgjedhjen e kompanisë private, që do të marrë me koncesion autostradën për përmirësimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e saj, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
Lidhur me procesin e tenderimit, ekspertët kërkojnë transparencë maksimale.
Aktualisht, IFC-ja po bën një studim të përgjithshëm, për të parë mundësitë sesi mund të përmirësohet, funksionojë dhe mirëmbahet autostrada dhe sesi mund të futet taksa e rrugës si një nga zgjidhjet e mundshme.
IFC-ja po studion disa opsione, dhe pasi të ketë bërë analizën e tyre do t’i parashtrojë rekomandimet e saj qeverisë shqiptare, e cila do të marrë vendimin përfundimtar.
“Një nga opsionet është që funksionimi dhe mirëmbajtja e rrugës të mbulohet me paratë e mbledhura nga taksa e rrugës. Të ardhurat nga taksa të cilat do të nevojiten për të mbuluar shpenzimet e funksionimit dhe të mirëmbajtjes së rrugës, do të bëhen të qarta vetëm pas përfundimit të analizës”, kanë deklaruar ekspertët e IFC-së.
Privatizimi i rrugëve është pjesë e një fushate të gjerë privatizimesh, që qeveria shqiptare e ka komunikuar që prej disa kohësh dhe që po e thekson në ditët aktuale.
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço deklaron se aktualisht po punohet me dokumentacionin e 1280 objekteve, që përbëjnë listën e plotë të veprave publike, të vlerësuara për shitje.
Kurse ish-ministri i Privatizimeve, Zef Preçi, vlerëson se praktika e dhënies me konçension apo privatizimit është një proces efiçent për veprat publike, të cilat kanë qenë gjithmonë nën zotërimin e shtetit dhe si të tilla kërkojnë kosto ekstra të mirëmbajtjes.
Aktualisht, qeveria shqiptare ka angazhuar të gjitha institucionet përgjegjëse me qëllim realizmin sipas standardeve të duhura të privatizimit të objekteve shtetërore, të cilat pritet të kenë një ndikim të madh në menaxhimin cilësor të veprave publike.