CEZ ne proces per marrjen e nje huaje 100 milion Euro nga BERZH dhe IFC

“CEZ Shpërndarje” bën të ditur përmes një deklarate për mediat, se kjo kompani është në proces intensiv për marrjen e një huaje prej 100 milion Euro nga Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), për të investuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike ne Shqipëri.
Shuma që CEZ synon të marrë hua, e cila do të investohet e gjitha në Shqipëri, është sa një e treta e shumës që Shqipëria mori hua nëpërmjet Eurobondeve në 2010,e cila kishte një vlerë prej 300 milionë euro.
Aktualisht, rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike është në një gjendje të amortizuar, që ka një impakt negative në nivelin e humbjeve teknike dhe joteknike.
Zëvendësimi i pjesëve të amortizuara të rrjetit do të përmirësonte cilësinë e furnizimit me energji elektrike dhe do të ulë humbjet teknike dhe joteknike në rrjet, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë të çmimit.
Për vitin 2011, “CEZ Shpërndarje” parashikon në planin e investimeve, një shumë prej 4.9 miliard lekë.