Pr/ligji SHISH, OSBE: Mbikqyrja parlamentaregaranton demokraci
TIRANE- Projektligji mbi mbikëqyrjen parlamentare të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, për të cilin maxhoranca ka përfshirë debatin në seancën parlamentare të 22 korrikut, ka të gjithë vëmendjen e OSBE-së. "Mbikëqyrja parlamentare e shërbimeve kombëtare informative dhe të sigurisë si dhe institucioneve qeveritare që i mbikqyrin ato, siguron llogaridhënie demokratike"- deklaroi Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, thuhet në një deklaratë për shtyp të shpërndarë sot nga zyra e prezencës së OSBE-së këtu në Tiranë.
Deklarata informon se “Një ish-anëtar i specializuar i Komisionit për Sigurinë dhe Shërbimet Informative të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me personelin e OSBE-së, do të japë rekomandime”.
Rekomandimet do t'i paraqiten Kryetarit dhe anëtarëve të komisionit të të gjitha partive politike, anëtarëve te institucioneve dhe shoqërisë civile, para se të miratohet projektligji.
“Projektligji rregullon mbikëqyrjen nga parlamenti të punës së shërbimeve informative dhe të sigurisë. Ky ligj është i ndryshëm dhe më vete nga ndryshimet në Ligjin "Për Shërbimin Informativ Shtetëror", të debatuara publikisht së fundmi. Ekspertizë dhe rekomandime do t'u sigurohen kryetarit dhe anëtarëve të komisionit të të gjitha partive politike, anëtarëve të institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë civile për të ndihmuar në hartimin e një versioni të parë paraprak për forcimin e procedurave parlamentare, përfshirë përmes proceseve të konsultimit publik. “- sqaron deklarata.
Mbështetje vjen si përgjigje e kërkesës së Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe është pjesë e Projektit të Prezencës së OSBE-së në Mbështetje të Parlamentit, financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.
PS akuzon Kryeministrin Berisha se po kërkon të vërë nën kontroll Shërbimin Informativ Shtetëror.