E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksidentbabai rëndë i biri8 vjecar

DELVINE- Një 35-vjecar ka humbur jetën ndërsa është plagosur djali i tij vetëm 8 vjec në një aksident rrugor në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 13:00 kur mjeti tip golf me targë Delvine 24 17 A që drejtohej nga shtetasi Shpëtim Rama ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Qafa e Gjinos dhe ka përfunduar në një kanal. Për pasojë vetë drejtuesi i mjetit 35-vjecari ka humbur jetën, ndërsa është plagosur rëndë djali i tij 8-vjecar. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat po hetojnë për shkakun e aksidentit.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›