E Diel, 1 Nëntor 2026

12 persona në pranga për trafik droge

Lufta kundër drogës në kryeqytet i ka kapërcyer kufijtë duke bërë të mundur një bashkëpunim me policinë gjermane dhe arrestimin e 12 personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Në një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detajet e këtij opëracioni dhe bashkëpunimin me autoritet e huaja.
Sipas Vocajt goditja e tyre, erdhi si rezultat i një pune të mirë organizuar të Strukturave Kundër Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe falë një koordinimi të frytshëm në drejtim të shkëmbimit të informacione dhe veprimtarisë hetimore dhe operacionale, me autoritetet Gjermane te zbatimit te ligjit. Por ky operacion i suksesshëm ka vazhduar edhe më një tjetër operacion antidroge ku sipas drejtorit të policisë së Tiranës një operacion i Koduar "Nisan" ka bërë të mundur arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 2 kg drogë.
Ndërkohë gjatë periudhë Janar-Qershor 2010, nga struktura Kundër Trafiqeve dhe Narkotike, ka pasur një rritje të duksshme të treguesve në të gjitha drejtimet e punës së tyre, më konkretisht : janë goditur 188 raste dhe 261 autorë, e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë goditur 54 raste më tepër dhe 98 autorë me shumë, ndërsa sasia e lëndës narkotike e sekuestruar është 20 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›