E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji, invalidët ankimim në gjykatë për kempin

TIRANË- Invalidët do të kenë mundësi që të ankimojnë për pagesën e paaftësisë për punë, jo më pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por edhe gjykatës. Komisioni Parlamentar i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ka diskutuar pr/ligjin që parashikon këtë ndryshim, i cili synon tu japë të gjithë invalidëve një tjetër mundësi ankimimi në rast se nuk janë dakord me vendimin e komisionit mjeko-ligjor për pagesën e paaftësisë për punë.

“Realisht sot mund të shfaqet një gjykatë një kërkesë padi në qoftë se ka pretendime për procedurën apo edhe për interpretimin. Cështja këtu ka pas qenë shumë e debatueshme lidhur me shqyrtimin e rastit konkret nga nga ana mjekësore. Gjithmonë është ai debati midis qendrimit të komisionit mjekësor epror dhe rasteve që do të paraqiten në gjykatë, përmes ekspertëve që do të thërrasë gjykata”, u shpreh Drejtoresha e ISSH Mirela Selita.

Sipas ligjit në fuqi invalidët mund të ankimojnë vetëm pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe vendimi i ISSH është i formës së prerë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›