E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbradhja e vendimit për Tiranën, Gjiknuri: Kolegjit i skadoi afati

TIRANË- Juristët e Partisë Socialiste janë paraqitur sot në orën 16:20 në Kolegjin Zgjedhor për tu njohur me vendimin e zbardhur të datës 3 Qershor ku u rrëzua kërkesa e Partisë Socialiste. Sipas Damian Gjiknurit, Kolegjit Zgjedhor i ka kaluar afati për të zbardhur vendimin për Tiranën.

“Qënia këtu ka të bëjë me skadimin e afatit të Kolegjit që sot duhet të zbardhte vendimin për Tiranën, që duhet të arsyetohej brenda 3 ditëve. Vetëm kështu do kuptonim se ku e ka bazuar Kolegji ketë vendim që rrëzoi kërkesën tonë. Ata që marrim përsipër të gjykojnë standardet e të tjerëve duhet të zbatojnë afatet e tyre”, deklaroi përfaqësuesi i PS.

Gjiknuri konfirmoi edhe njëherë mundësinë e një tjetër ankimimi nga ana e PS, por sqaroi se ende nuk mund ta bëjnë dicka të tillë, në një kohë që nuk janë njohur me vendimin e Kolegjit.

“Do dorëzojmë kërkesë padinë, por nuk dimë pse e rrëzuan ata kërkesën tonë”, tha Gjiknuri.

PS kishte paralajmëruar më herët se do të dorëzonte rreth orës 16:00 një tjetër ankimim për rezultatin e zgjedhjeve.

PS ANKIMON SËRISH
Ora 16:14- Partia Socialiste pas zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili parashikon pushimin e cështjes së kërkesës ankimore të parë të PS, pasditen e sotme do të bëjë një tjetër ankimim të ri në Kolegj.

Ankimimi i PS në Kolegjin Zgjedhor sipas deputetit socialist Damian Gjiknurit ka të bëjë me skadimin e afatit të zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Ankimimi mësohet se do të dorëzohet nga juristët e Partisë Socialiste dhe bashkë me ta do të jetë dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri.

Kolegji Zgjedhor pritet të zbardhë sot vendimin e datës 3 qershor për pushimin e çështjes, që kishte si objekt kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte KQZ-në për vlerësimin e fletëvotimeve të kontestuara për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
(e.m/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›