KQZ: Procesi ankimor drejt fundit, nga 105 edhe 4 për shqyrtim
TIRANË- Procesi ankimor në KQZ po shkon drejt fundit. Nga 105 kërkesa ankimore postzgjedhore, të subjekteve politike në lidhje me parregullsitë dhe shkeljet e pretenduara prej tyre në procesin zgjedhor të 8 majit, hetimi administrativ është përmbyllur për 101 procedura ankimore, ndërsa pritet vendimarrja e KQZ për katër kërkesat e mbetura për tu shqyrtuar.
Paralelisht me ankimimet KQZ ka vijuar edhe me shpërndarjen e mandateve në këshillat bashkiak dhe komunar në disa qarqe të vendit si Dibër, Kukës, Fier, ndërsa pritet që KQZ të certifikojë edhe rrezultatin për këshillin bashkiak të Tiranës si dhe shpërndarjen e mandateve sipas votave që cdo subject ka marrë në zgjedhje.
Gjatë paradites KQZ shqyrtoi kërkesën ankimore të LSI për komunën Qendër Skrapar, ku ankimuesi kërkonte pavlefshmëri të zgjedhjeve në disa qendra votimi, ku pretendohej për parregullsi gjatë procesit të votimit.
LSi i kërkoi KQZ-së të konsideroj procesin në tre qendra votimi të pavlefshëm . Pasi ka pranuar si të vlefshme votat në dy kutitë e kontestuara 4 anëtaë të KQZ kanë votuar për pranimin e kërkesës së LSI për ribërje të zgjedhjeve në të gjithë zonën pasi në kutinë e materialeve të njërës nga qendrat e votimit mungonin kodet e sigurisë. Votimi 4 me 3 për pavlefshmëri të zgjedhjeve ra për mos arritje të kourumit të vota pasi kërkonte të paktën 5 vota pro.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)