Pr/ligji për Kodin Ajror, kërkesat e privatëve
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese diskutoi sot projektligjin për Kodin Ajror. Operatorët privatë ajrorë lidhur me këtë draft kërkuan që në projektligj të bashkangjiten të gjitha rregulloret e Bashkimit Europian
TIRANE-Projektligji për Kodin Ajror po diskutohet në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Deputetët janë njohur edhe me mendimin e operatorëve privatë ajrorë lidhur me këtë draft. Kompanitë kërkuan që në projektligj të bashkangjiten të gjitha rregulloret e Bashkimit Europian, me qëllim që ato të zbatohen nga të gjithë. Gjithashtu, operatorët privatë kërkuan një pavarësi më të madhe për Autoritetin Civil Shtetëror, duke sygjeruar që punonjësit e kësaj strukture të kenë statusin e punonjësit civil.
Pasi janë njohur me mendimin e kompanive private të fluturimeve, Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese do të diskutojë edhe me ekspertët e Ministrisë së Transporteve që kanë hartuar draftin dhe më pas projektligji do t’i nënshtrohet votimit.
(d.b/News24/BalkanWeb)