Pr/ligji për Mediat Audiovizive, miratohen 21 nene nga 134
Tiranë- Nga 134 nene të Projektligjit për Mediat Audiovizive, Komisioni i medias dhe Arsmit ka miratuar sot vetëm 21 prej tyre.
Si zakonisht edhe sot mbledhja është shoqruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa deputetët janë ndalur më tepër tek neni 18-të ku përcaktohet Këshilli i Ankesave dhe mënyra e zgjedhjes së tij.
Sipas kryetares së Komisionit, Valentina Leskaj, ky Këshill duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar, por u vendos që kjo çështje të diskutohet në një seancë tjetër.
Risia e këtij takimi ishte se u ra dakord për nenin 17, sipas të cilit AMA përveç monitorimit të lajmeve do të bëjë edhe monitorimin e programacioneve.
/IDEA/