E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon mungesa e energjisë në Kukës, banorët risulmojnë nënstacionin

Kukës- Mungesa e energjisë elektrike ka irrituar sërish banorët e disa fshatrave në Kukës, të cilët kanë tentuar të hyjnë me forcë në nënstacion.

Banorët e komunave Tërthore, Shtiqen dhe Bicaj kanë rreth 3 muaj pa energji elektrike, prandaj kanë tentuar ta rikthejnë atë vetë, por kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë për të qetësuar situatën.

Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm punonjësit e nënstacionit kanë ndërprerë energjinë për disa minuta për të gjithë zonën e Kukësit.

Sipas CEZ-it shkak i ndërprerjes së energjisë është mospagesa e saj nga ana e banorëve, ndërsa vetë baorët shprehen se nuk do ta paguajnë deri sa të marrin shpërblimin për tokën që është zënë nga liqeni i Fierzës. Për qetësimin e situatës u desh ndërhyrja e policisë, ndërsa më pas është bërë dhe rikthimi i energjisë për qytetin e Kukësit.

Pak kohë më parë të njëjtët banorë bllokuan autostradën Durrës-Kukës, për këtë arsye ndërhynë forcat speciale sepse ata filluan të qëllonin me gurë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›