Pr/ligji për peshkimin, Ministria e Mjedisit përgjigjet për draftin
TIRANË- Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka vijuar diskutimet për projektligjin për peshkimin. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit i’u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për draftin, duke theksuar se nëpërmjet tij bëhet përafrimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe plotësohen shumë mangësi ligjore, të konstatuara deri më tani.
Opozita ka qenë parimisht dakort me faktin se duhet një ligj i ri për peshkimin, por i ka mëshuar gjendjes së vështirë në të cilin ndodhet aktualisht ky sektor.
(el.me/news24/BalkanWeb)
Opozita ka qenë parimisht dakort me faktin se duhet një ligj i ri për peshkimin, por i ka mëshuar gjendjes së vështirë në të cilin ndodhet aktualisht ky sektor.
(el.me/news24/BalkanWeb)