E Diel, 1 Nëntor 2026

Godasin me grushte dhe sende të forta policët, pranga 2 vëllezërve

TIRANË- Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë goditur me grushta 4 punonjës të uniformave blu, duke plagosur një punonjëse të policisë dhe lënduar tre të tjerë. Policia e Tiranës bën të ditur se janë vënë në pranga vëllezërit Suri Cena, 46-vjec, dhe Pluton Cena, 36-vjec. Gjithcka ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Njazi Meka”, në Kinostudio, kur dy vëllezërit janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë Naim dhe Vullnet Xhafa.

Në momentin që patrulla e komisariatit 4 ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin shtetasit Suri dhe Pluton Cena kanë goditur me grushta, shkelma dhe sende të forta, 4 punonjës policie të cilët kanë qenë duke ndërhyrë për të shuar konfliktin. Si pasojë ka mbetur e plagosur në kokë efektivja e policisë së komisariati numër 4, E.Xhafa e cila pasi është mjekuar në spitalin ushtarak ndodhet jashtë rrezikut për jetën në banesën e saj. 
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›