Sezoni veror, Policia këshillon turistët

“Në kuadër të këtyre masave, shërbimet e policisë në të gjithë vendin janë porositur, që në rast konstatimi të kundravajtjeve administrative në fushën e qarkullimit rrugor të kryera nga shtetas të huaj, që udhëtojnë për qëllime turistike në vendin tonë, do t’i komunikojnë drejtuesit të mjetit shkeljen e kryer dhe do ta këshillojnë atë”, bëri me dije zëdhënësja Klajda Plangarica.
Sipas saj, raporti i ngjarjes i përpiluar nga punonjësi i policisë do t’i dërgohet Përfaqësive Diplomatike dhe konsullore të akredituara në vendin tonë dhe Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Jashtme, ndërsa për shqiptarët nga Kosova, ky raport do t’i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Policor të Kosovës. Gjithashtu Policia e Shtetit, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, ka bërë të mundur verifikimin online të kundravajtjeve rrugore të kryera gjatë përdorimit të mjetit, të cilat janë akoma të palikuiduara. /S.Ll/Start/
2012-05-07 11:15