E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, 4 fshatra të izoluar nga shembja e urës

MAT- 4 fshtara të komunës Komsi kanë mbetur të izoluar prej 5 muajsh për shkak të shembjes së urës që lidh fshatrat e kësaj komune me rrugën nacionale. Banorët shprehen se megjithëse ju është premtuar ndërtimi i urës, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Katër fshatra të rrethit të Matit në komunën Komsi kanë mbetur të izoluara prej 3 dhjetorit të vitit të kaluar. Kjo ka ardhur si pasojë e shembjes së urës së fshatit German, që lidh këto zona me rrugën nacionale me qytetin e Burrelit.

Gjatë kësaj periudhe banorët e kësaj komune janë përballur me kushte të vështira për transportin e ushqimeve. Ato kanë hapur privatisht një rrugë të përkohshme duke gjetur një zgjidhje provizore.
“Ura është tej mase problem. Njerëzit janë të detyruar të kalojnë mbi dërrasa, apo të futen në lum për të kaluar nga ana tjetër, Këtu nuk është bërë asnjë lloj ndërhyrje”, shprehen banorët.

Drejtuesit e pushtetit vendor në komunën e Komsisë janë shprehur se më datë 12 Maj do të ishte afati i fundit i ndërtimit të urës. E megjithëse ka kaluar mbi një muaj gjendja mbetet po e njëjtë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›