E Diel, 1 Nëntor 2026

Pro LGBT: Do i drejtohemi Kushtetueses për ta shpallur antikushtetuese partinë e Spahiut

Share

Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve thonë se nuk janë tërhequr nga asnjë aktivitet, ndërsa kërkojnë nga Berisha të shkarkojë Ekrem Spahinë

Dy nga organizatat që mbrojnë të drejtat e homoseksualëve i kanë kërkuar kryeministrit Sali Berisha të shkarkojë zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, pas deklaratave që bëri sot ndaj ambasadorit holandez.

U njohëm sot me deklaratat e papërgjegjshme, krejtësisht të palogjikshme dhe të rrezikshme të z. Ekrem Spahia, i cili pa e kuptuar as vetë kërkon të nxisë një incident diplomatik me një prej vendeve anëtarë te Bashkimit Europian. Por ajo që shokon është fakti se ky politikan duket se është i paaftë të kuptojë veprimet dhe domethënien e deklaratave që lëshon. Qartazi zoti Spahia nuk ka lexuar asnjë rresht të Kushtetutës së Shqipërisë, nuk njeh asnjë protokoll ndërkombëtar dhe asnjë konventë ndërkombëtare që Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar prej kohësh. Nëse zoti Ekrem Spahia beson se ambasadori i Vendeve të Ulta duhet të shpallet person non grata në Shqipëri atëherë i bie të shpallim non grata edhe Ambasadorin e SHBA i cili mbështet publikisht të drejtat e komunitetit LGBT, ambasadorin e BE, i cili gjithashtu mbështet publikisht të drejtat e LGBT, apo Ambasadorin e Suedisë, atë të Danimarkës, Ambasadoren polake, atë të Francës, atë të Gjermanisë, apo të Britanisë së Madhe, e të gjithë ambasadorët e BE në Tiranë! thuhet në deklaratën e Aleancës kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT.

Ne i bëjmë thirrje të hapur kryeministrit Sali Berisha që të shkarkojë menjëherë këtë zëvendësministër të paaftë për të kuptuar as parimet bazë të demokracisë (të diplomacisë jo e jo), ndërkohë që jemi duke pritur përfundimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë pas kallëzimit penal që Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT kanë bërë kundër z. Spahia.

Duam tju njoftojmë se ne do ti organizojmë të gjitha aktivitetet që kemi planifikuar deri në fund dhe nuk do të tërhiqemi nga asnjë prej tyre. Nesër do të jemi në Vlorë dhe po nesër pasdite do të çelim ekspozitën Kukafshehti në Tiranë.

Ndërkohë avokatët tanë kanë një dosje dhe një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese për kërkuar shpalljen e Partisë Lëvizja për Legalitet si një parti antikushtetuese, vijon deklarata.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›