Një aliene në premierën e Man in Black 3 (FOTO)
Share
Të hënën në mbrëmje Will Smith prezantoi në Berlin filmin e tij të ri Man in Black 3. Mbi 7 mijë njerëz ishin të pranishëm në ceremoninë e pjesës së tretë të aventurës science- fiction.
Por në ceremoni u vu re edhe një aliene. Në tapetin e kuq, të gjatë 280 metër, parakaloi thuajse e zhveshur, Micaela Schaefer, modelja erotike gjermane. 28 vjeçarja tërhoqi vëmendjen e mediave, duke vjedhur pak nga fama e filmit. Mediat e kanë quajtur një aliene topless.
Nuk më shqetëson fakti që njerëzit më quajnë alien. Alienët janë krijesa të pazakonshme dhe mua më pëlqen kjo, thotë Micaela.





