E Shtunë, 31 Tetor 2026

ProCredit rrit interesat per euron dhe lekun

Duke filluar qe nga data 15 dhjetor deri me 15 janar te 2008, ProCredit Bank, do te ofrojne 0,5 per qind interesa me te larta ata qe celin nje depozite te re ne leke ose euro pavaresisht nga shuma. Burimet zyrtare te bankes njoftojne se interesi me i larte do ofrohet per depozitat me afat ne leke dhe euro 6 dhe 12-mujore. Cdo depozite e re me afat e hapur gjate kesaj periudhe do te perfitoje interesin 5,90% per afatin 6-mujor dhe 7% per afatin 12-mujor. Ndersa interesi qe do te perfitohet nga hapja e nje depozite me afat ne euro do te jete 4,10% per afatin 6 mujor dhe 4,60% per afatin 12-mujor. Njekohesisht, cdo transferte drejt Shqiperise, ofrohet nga ProCredit Bank pa komisione. Parate mund te dergohen nga jashte vendit nepermjet bankave korrespondente te ProCredit Bank me shtrirje ne: Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Itali, Greqi dhe Gjermani, njofton Banka. Dergesat e emigranteve nepermjet ProCredit Bank mundesojne kursimin e parave dhe marrjen e nje kredie nga familjaret e tyre. ProCredit Bank ka nje shtrirje ne te gjithe vendin nepermjet 26 degeve dhe agjencive te saj. ProCredit eshte banka e vetme ne Shqiperi qe ofron orarin me te gjate te sherbimit ne sportelet e saj (nga e hena ne te premte nga ora 08:30-16:00 dhe diten e shtune nga 08:30-13:00), duke plotesuar me se miri nevojat e klienteve te saj. Me shume se 140 mije kliente i kane besuar kursimet e tyre, qe arrijne ne mbi 208 milione euro, ne ProCredit Bank ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›