Hajdutet zhvatin eurot e Permbarimit
Zyrat e Permbarimit ne Durres behen objekt i nje sulmi te hajduteve, ku jane marre 12 mije euro qe gjendeshin ne sirtarin e sektorit te sherbimit, te vjela nga ekzekutimi i nje vendimi gjyqesor. Edhe pse nje sere institucionesh kane pasur rojet e tyre, asnje nuk ka mundur te ndaloje kete krim qe ka ndodhur duke u gdhire dita e djeshme. Pas hetimit te kryer, agjentet arriten te shoqeronin nje te dyshuar per ngjarjen, duke bere te ditur se ai eshte 25-vjecari Eduard Dogoli, qe akuzohet per vepren penale te "vjedhjes me thyerje". Objektivi i sulmit ka qene zyra e drejtuesit te Sherbimit te Permbarimit gjyqesor ne rrethin e Durresit, Luan Hoti. Burime policore pohojne se hajduti ka arritur te marre 12 mije euro nga sirtaret e zyres, te cilat ishin ne pronesi te institucionit. Policia tha se sasia e valutes ishte siguruar ne zbatim te nje vendimi gjyqesor dhe ishte e destinuar per ne sportelet bankare.
Mengjesin e djeshem, punonjesit e Zyres se Permbarimit kane gjetur deren kryesore te institucionit te shqyer. Ata kane pare bravat e hapura dhe nuk kane hyre brenda, por njoftuan policine. Burime nga grupi i eksperteve te Policise Shkencore bene te ditur se ne vendin e ngjarjes jane konstatuar gjurme gishtash dhe prova te tjera materiale me vlere identifikuese. Nga hetimet paraprake, policia ka ngritur gishtin mbi 25-vjecarin Dogoli, duke pohuar se atij i eshte gjetur edhe sasia e parave te vjedhura ne institucionin shteteror. Zyrat e Sherbimit te Permbarimit gjyqesor ne rrethin e Durresit ndodhen vete 10 metra larg hyrjes numer 1, te Portit Detar te Durresit. Ne kete zone vepron Forca e Sigurise se Autoritetit Portual, e trajnuar nga Roja Bregdetare Amerikane, te cilet nuk kane konstatuar asgje. Godina e Permbarimit eshte ne vije te drejte jo me shume se 100 metra larg hyrjes numer 2, te portit, edhe kjo e ruajtur si dhe godinave te Bankes se Shtetit dhe SHIK-ut.
K.Jaupi