AMBO, projekti qe ende fle ne leter
Ekonomia shqiptare pritet te perfitoje rreth 40 milione euro ne vit nga naftesjellesi transballkanik AMBO. Nderkohe qe, pervec ketij perfitimi, me ane te tij pritet te furnizohen me lende te pare disa objekte te parkut energjetik ne Vlore, duke perfshire edhe termocentralin e ri qe do te ndertohet. Nje nga projektet me shume te diskutuar ne vend, ka mbetur ende ne leter, pasi ende nuk eshte gjetur mirekuptimi mes 3 vendeve neper te cilet do te kaloje kjo veper. Megjithate, pervec ketij fakti, ka edhe nje problem tjeter shume te madh, qe eshte mungesa e financimit te ketij gazsjellesi, cka ka bere qe gjithcka te mbetet ne harrese. Nderkohe, pas perfundimit te diskutimeve ne nivel teknikesh te marreveshjes mes tre shteteve, ku do te kaloje ky naftesjelles gjurma hyrese ne vendin tone, do te jete Strebleva, nje fshat mes Librazhdit dhe Dibres. Ndersa ne Shqiperi, naftesjellesi do te pershkoje vijen: Qafe-Thane, per te vijuar ne Perrenjas, Librazhd, Elbasan, Cerrik, Fier-Shegan, Novosele dhe Vlore me nje gjatesi rreth 143 kilometra. Naftesjellesi transballkanik Burgas-Vlore do te kete nje gjatesi prej 913 kilometrash, me kapacitet 750 mije fuci ne dite. Ai fillon nga Burgasi, port bullgar ne Detin e Zi, dhe do te perfundoje ne Portin e Vlores, ne Adriatik. AMBO synon te realizoje transportin e naftes nga Deti i Zi nepermjet Portit te Burgasit ne Bullgari nepermjet Maqedonise dhe do te perfundoje ne Portin e Vlores ne Adriatik dhe me tej do te vijoje deri ne tregjet e Evropes Perendimore per te perfunduar ne SHBA. Ne kete sipermarrje, Shqiperia mbetet perfituese e linjes transit.