E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme me nervin shiatik Terri rrezikon disa muaj stop

Mbrojtesi

Xhon Terri nuk do te luaje ne miqesoren e sotme ne Uembli ku Anglia do te prese Francen. Mungesa e mbrojtesit lidhet me nje problem ne nervin shiatik. Megjithate mediat britanike kane bere te ditur se kapiteni i Celsit rrezikon qe te qendroje gjate jashte fushave te lojes ndersa behet fjale per disa muaj stop. Megjithese sezoni i ri ka nisur prej kohesh Terri ende nuk po arrin te rikuperohet plotesisht nga demtimi qe e ka shqetesuar gjate edicionit te kaluar. Ai nuk luajti ne sfiden e se dieles qe skuadra e drejtuar nga Karlo Anceloti humbi 0-3 ne Stemford Brixh kunder Sanderlendit. Mund te thuhet me siguri te plote se 29-vjecari nuk do te jete ne fushe as ne takimin e se shtunes ne Premier League qe blute e Londres do te zhvillojne perballe Birmingam Sitit. Per tu rehabilituar plotesisht nga ky problem mund te nevojiten disa jave ose edhe disa muaj ishte komenti i ish-kapitenit te perfaqesueses se Tre Luaneve. Aktualisht Celsi kryeson klasifikimin ne kampionatin anglez me 2 pike me shume se kusherinjte-rivale te Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›