E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme me pronat, tenton të vetëhidhet nga antenat

Antena ku u ngjit 50-vjeçari

CERRIK Tenton të vetëhidhet nga antena në shenjë proteste ndaj zvarritjes nga Hipoteka. Një 50-vjeçar nga fshati Shtërmen në komunën me të njëjtin emër, rreth 20 kilometra larg Elbasanit, ka mbajtur pezull frymën e familjarëve e policisë pasi u ngjit dhe qëndroi për rreth 2 orë në antenën rreth 100 metra të lartë, në radiostacionin e Cërrikut dhe ka kërcënuar se do të hidhet në rast se ai nuk zgjidh problemin e pronave të tij, të cilat janë në proces në zyrën e Hipotekës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia si edhe djali i Sotir Panxhit, Klodiani, të cilët për më shumë se dy orë kanë nisur negocimet me 50-vjeçarin. Ky i fundit nuk pranonte të zbriste dhe kërcënonte se do të hidhej në rast se problemi i tij nuk merrte zgjidhje. Ndërkaq, i mbështetur edhe nga banorë të fshatit të tij, të cilët

Sotir Panxhi

kanë të njëjtin problem, dhe pas premtimit se ai do të marrë dokumentin e pronave në emër të tij, Panxhi vendosi të zbresë nga antena e lartë. Policia nga ana e saj ka nisur hetimet për të zbardhur problemin e 50-vjeçarit, duke e marrë atë në pyetje. Nga ana e saj, Policia nëpërmjet zëdhënëses ka deklaruar se Sotir Panxhi kërkonte të merrte nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme një certifikatë pronësie, pas pagesës që kishte kryer te kjo zyrë. Gjithashtu ai kishte kërkuar të takonte punonjësit e kësaj zyre, por sipas tij ata nuk e prisnin. m.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›