E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhiti: Ju tregoj bashkëvuajtësit në Burgun e Spaçit

Visar Zhiti

Rrugët e ferrit, rrëfimi për hetuesinë dhe vitet e burgut.

Njohjet në burg, nga Maks Velo e Edison Gjergo, te djemtë e Teme Sejkos e Abaz Kupit.

Mes tyre ata i thoshin Mos Paç. Megjithatë, ajo galerë e frikshme kishte, dhe shumë madje. Spaçi i tmerrshëm ishte kthyer në një vatër të vërtetë intelektualësh. Kishte aty klerikë të ditur që flisnin shumë gjuhë të huaja, shkrimtarë, poetë, piktorë, arkitektë, por dhe bij politikanësh, nga ata të para dhe të pas Luftës Nacionalçlirimtare. Edhe pse nuk do të kishte dashur ti njihte në ato kushte, Spaçi i dha mundësinë poetit Visar Zhiti, atëherë vetëm 27-vjeçar, të ndante të njëjtën pjatë supe me njerëz të njohur e të panjohur. Rrugët e ferrit, libri i sapodalë nga shtëpia botuese OMSCA -1 tregon kalvarin e gjatë nga arrestimi, në hetuesi, qeli e minierë, jo vetëm të Visar Zhitit. Fati e përballi me shumë njerëz, bashkëvuajtës si ai, por edhe xhelatë. Mes bashkëvuajtësve ai na tregon për piktorin Edison Gjergo, arkitektin dhe piktorin Maks Velo, at Zef Pllumin, hoxhë Sabri Koçin, djalin e Teme Sejkos, të Abaz Kupit e shumë të tjerë, me të cilët ka shtyrë vagonët në minierën e vdekjes. Dhe kështu, Rrugët e ferrit është shumë më shumë se një libër personal. Ai ngërthen në vetvete dhimbjen dhe vuajtjen e mijëra shqiptarëve, që iu mohua e drejta e lirisë, krijimtarisë dhe shumë herë dhe e jetës.

Frynte erë mbi të gjitha kokët tona të qethura si rërë, të cilat ashtu së bashku, të mbledhura në tarracë(n) (Revolta), krijonin atë shkretëtirën lëvizëse. Me kokët e më të gjatëve përftoheshin duna e me ato të më të shkurtërve, gropa. Dallgëzim dhembjeje me dëshpërimet.
…Përballë, në ballkonin e katit të parë të ngrehinës së parë, i shoqëruar nga civilë dhe ushtarakë të tjerë, kryetari i zyrës teknike, i vetmi që lejohej të qethej karé, i shëndetshëm si shoku Enver në fotografinë e tij gjatë luftës, po lexonte me zë të ushqyer organikën e re të punës. Thërriste emra dhe emra, emra të tjerë e të tjerë, pa mbarim. Që i bashkëngjiteshin mbiemra familjesh të mëdha, të njohur, të panjohur. Tokësorë, qiellorë, fetarë, luftarakë, emra pemësh, shpendësh, fshatrash, paganë, ilirë, turq, emra lumenjsh, paqeje, emra grekë, latinë, fatndjellës, emra sllavë, arabë, francezë, anglezë, armenë, mitologjikë, heronjsh, perëndish, yjesh, emra të rinj shqiptarë, edhe emra politikë, gati kinezë.
Zona I, thërriste zëri. Brigada e parë. Brigadier… Në çdo tre emra bëhej një pauzë. Se grupet e punës përbëheshin prej tre të burgosurish, ku i pari ishte minatori dhe dy të tjerët, punëtorët e tij. Përcaktoheshin dhe vendet ku do të punonin, fronti… se si do të shpërndaheshin nëpër labirintin e barkut të malit. …Araniti …Vrioni …Merlika… Dine… Zogu… Prarim emblemash dhe kurorash mbretërore… Komnino, mbiemër 3000-vjeçar…
Zona II. Ferri i ferrit. Më larg nga zonat e tjera dhe më e tmerr-shmja. E nxehtë si torturat. Këtu caktoheshin më të pabindurit, të papërkrahurit, të rinjtë. Ishte si një dënim brenda dënimit. Në ajër po përpusheshin emra modernë, kumbues, të shkurtër. Altin… Rajmond… Maks… pastaj Shpend… Uk… Fatos… Luigj… mbiemra klasikë… Frashëri… Fishta… Haxhiademi… Radi… Nikolla… Të tjerë: Farka… Gjonzeneli… Ermënji… Mujo… Staravecka… Mirakaj… Gjeçi…
Zona III. …politikanësh të njohur, lëkundeshin si tullumbace të kuqe, festive, plasnin në ajër… Lulo… Koço… Stafa… Vullkani… tmerr, komplotistësh… Theodhosi… Balluku… Dume.
Zona IV. Më e qeta. Me të sëmurët që skishin përfituar dot papunësinë, me artistë …Rafaeli …Gjergo…. Laze… Velo… Vako… vezulluan ngjyra dhe muzikë e ndërprerë… funebre?
Zona V. Armatorët. Mekanikët. Prapavija etj. Emra pilotësh, tankistësh. Emrat e përkëdhelur nga komanda.
Zëri qafëtrashë prej enverhoxhe, pasi e ndërroi njërën nga fletët, të cilat i shtrëngonte fort për të mos ia marrë era, lexoi me thirrma emrat e atyre që do të shtynin vagonët, emrat e lumtur të magazinierëve, kuzhinierëve, pastruesve të mensave… përkthyes të tragjedive antike greke… vetë heronjtë Odhise… Akil… Mujo… Bue…; priftërinjsh… Popa… Muftiu… Hoxha…; emra të brigadierëve aq të ngjashëm me të oficerëve të lartë të Ministrisë së Brendshme… Hakiu, Iljazi…  Prapë mbiemra të vjetër… Kelmendi… Delvina …Hoti… Gruda… Kolonja… Kanina… Kubati …Vorpsi.
Kontrolli dhe një shkrimtar, Zyhdi Morava
Fletorja jo vetëm që skishte pësuar asgjë, por iu dha të parit ta lexonte Zyhdi Moravës, atij azganit të gjatë, mustaqeverdhë si i përhitur me polen plepash.
Binte në sy, merrej me të gjithë. Kur kthehej nga miniera, e shikoje të grindej në sheshin Dante dhe pak më tej, në rrugën Meshari, shëtiste gjithë elegancë, me veshjen e shqyer të të burgosurit, madje edhe zbathur, për sfidë. Më tej donte të sqaronte ndonjë folje të parregullt italisht a frëngjisht. Se kishte për gjë të tregonte njëlloj se kishte botuar dikur një libër me tregime, i ndaluar tani patjetër, dhe që kishte punuar  stallier kuajsh në rrethinat e Tiranës. Kur shkuan ta arrestonin, prisni, u thirri policëve, sa të vë kravatën. Po, po, kështu u thashë maskarenjve. Ishte krenar, më tepër për të poshtëruar vogëlanët. Vazhdonte të shkruante sikur të mos ishte në burg. Kishin muhabet me Bajon.
- Përgëzime! – më tha, çka më mallëngjeu. Mu duk si atëherë kur uronim njëri-tjetrin jashtë për botime në ndonjë gazetë letrare a të librit të parë. Ndihej i çlirët dhe po aq i sigurt në vetvete. Si kishte bërë syri tër nga kontrolli. – Dëgjo, – vazhdoi. Në zërin e tij kishte lagështirë galerie e birucash. Skisha pse të çuditesha. – Do tia bëj unë parathënien librit tënd, kur të botohet. – Dhe se si e lëvizi gishtin tregues, sqepshëm, aq sa mu duk se ia pashë vazhdën e kaltërreme në ajër, megjithëse thoi nxinte, jo nga të palarët, por nga ndonjë shtypje me gurët në minierë. Do tia bëj unë parathënien librit tënd! Mbeta pa fjalë. Beson ai te botimi? Domethënë në lirimin tonë e më shumë…. Po çparathënie do të më bëjë ky hidalgo? Ku, kur? Me siguri beson se do të ndodhë ajo që dëshiron, përmbysja e tyre. Dhe nuk duket i çmendur! – Ti je poet, – po më thoshte Zydi, – ke dhembje. Arti nuk bëhet pa dhembjen. Ti përdor dhe strofën e rregullt, dhe vargun e lirë. Më pëlqen. Tërë këto poezi të bëra me mend në qeli, të lumtë! Kjo tregon se ne jemi vitalë, të lumtë! Do të ti tregoj edhe unë shkrimet e mia.
- Si ia bën për ti fshehur?
- Mos ki dhe aq frikë. Bajoja i zmadhon gjërat. Është shtet alabakësh ky dhe skupton sa çbesojmë ne. Mua më futin shpesh  në birucë, – vazhdoi Zydi, – luajmë bixhoz. Herë i kam lënë paketat të gjitha, kam vënë batanijet e burgut, racionin e drekës. Një ditë ia fitova një garipi të gjithë thesin. Skishte çvinte më në bixhoz. I mërzitur, pa tej në udhë një grua, larg, një grua që ikte. Ja, tha, duke e ditur dobësinë time për gratë, bëjmë dhe një lojë, vë atë gruan larg, është imja, e pashë vetë i pari. Vetëm për këtë ia ktheva të gjithë the

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›