E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme me te folurin apo marrje goje ja celesi per ta ndrequr

Shkaqet perse te kenduarit ndihmon njerezit me crregullime te fjales fale ritmit dhe jo melodise
Tirane 26 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koci - Shkencetaret kane zbuluar se te kenduarit eshte teper efektiv ne trajtimin e belbezimit.
Duket e cuditshme por kjo nuk ka te beja aspak me melodine por bazohet ne ritem.-ka thene Max Planck shkencetar ne Institutin e Gjermanise.
Studiuesit kane zbuluar se frazat e kengeve teper te njohura kane nje ndikim te fuqishem ne artikulim pavaresisht nese ato kendohen apo recitohen.
Rezultatet e studimit mund te ndihmojne per zbulimin e terapive te reja per crregullimin e te folurit.
Ekipi i studimit mori ne vezhgim nje grup njerezish te cilet kishin pasur nje goditje ne hemisferen e majte te trurit duke cuar keshtu ne veshtiresi te te folurit.
Keto paciente kishin pasur veshtiresi ne te folur por shpesh mund te kendonin tekste kengesh relativisht ne menyre te rrjedhshme.
Procesi i te kenduarit eshte menduar te stimuloje zonat ne hemisferen e djathte te trurit te cilat me pas do te marrin ne funksionim zonen e majte te demtuar te trurit.
Per te zbuluar se si funksionon procesi i te kenduarit Benjamin Stahl dhe koleget e tij kryen nje studim te 17 pacienteve te cilet rezultonin te kishin probleme ne artikulimin e fjaleve.
Ato do te perballeshin me kendimin ose recitim e disa teksteve te kengeve me nje nivel te larte gjuhesor.
Rezultatet treguan se te kenduarit nuk ishte faktor vendimtar per pacientet nuk kjo solli rezultate me te mira se sa thjesht te folurit.
Elementi kyc tek pacientet tone ishte ne fakt jo melodia por ritmi. - tha Stahl.
Eumlshte niveli i njohjes se tekstit te kengeve ajo qe eshte me e rendesishme. Shprehjet e perditshme mund te terheqin kujtesen e ketyre pacienteve.
Kjo mund te ofroje perspektiva emocionuese per permiresimin e cilesise se jetes tek keto paciente.
a.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›