Probleme me zemrën, Leka Zogu i Parë në Neurokirurgji

Leka Zogu i Parë, pretendent i fronit mbretëror dhe princ trashëgimtar i ish-mbretit Zog, ndodhet në gjendje kritike për jetën në repartin e Reanimacionit të Spitalit të Neurokirurgjisë ,në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Leka Zogu, është shtuar në spital rreth orës 01:00 të ditës së mërkurë në urgjencën e spitalit 5 në gjendje të rëndë.
Mësohet se Leka Zogu, vuan nga vështirësi në rrugët e frymëmarrjes në mushkëri, duke vuajtur njëkohësisht edhe nga anoreksia e theksuar. Mësohet po ashtu se Leka Zogu ka kaluar një vibracion kardiak dhe temperatura e tij e trupit është ulur në rreth 35.2 gradë, kur mesatarja normale luhatet mes 36 deri 36.5 gradë.
Burimet në QSUT thanë se gjendja e Leka Zogut mbetet kritike dhe në orët në vazhdim pritet të shihet nëse do të ketë përmirësime.
Mjekët tregojnë se është hera e tretë që Leka Zogu përfundon për mjekim në spital por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë gjendja e tij paraqitet më kritike.
Gjatë ditës së djeshme në Spitalin nr 5 gjendej i biri, Leka Zogu i dytë, si dhe familjarë të tjerë të princit që ndodhet në reanimacion duke pasur vështirësi edhe në të folur për shkak të gjendjes së rëndë.