E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për reformën zgjedhore sot në Kuvend

Marrëveshja e arritur mes opozitës dhe mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve, pritet të konkretizohet sot me ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.
 

Në agjendën e punimeve të Kuvendit të seancës së sotme është parashikuar të miratohet projektvendimi "Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore", si dhe dy projektligje që lidhen me ndryshimet në kodin hekurudhor dhe kodin ajror.
 

Këto të fundit janë miratuar më parë në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese ndërsa tre çështjet për të cilat të dyja palët ranë dakort në Konferencën e Kryetarëve si ngritja e komisionit për reformën zgjedhore dhe asaj parlamentare dhe axhenda e ligjeve me shumicë të cilësuar, pritet të konkretizohet sot në seancën plenare me konsensus nga të dyja palët.
 

Gjithashtu në axhendën e Kuvendit është parashikuar dy interpelanca, ajo me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto e kërkuar nga deputetja Arta Dade dhe me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nasip Naço e kërkuar nga deputeti socialist Eduart Shalsi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›