E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP, Shqipëria&Kosova, projekt në BE për përfitim të përbashkët

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } BRUKSEL - Ministria e Ekonomisë e Shqipërisë, në bashkëpunim me ministrinë homologe të Kosovës, kanë paraqitur në Komisionin Evropian për Energjinë një projekt për furnizimin me gaz të Kosovës dhe Serbisë Jugore.

Kosova mund të përfitojë nga gazsjellësi TAP deri në dy miliardë metër kub në vit. Drejtori i politikave hidrokarbure në ministrinë e Ekonomisë, Stavri Dhima, shprehet për mediat se projekti i pranuar nga Komisioni i Energjisë është pjesë e unazës së gazit të Ballkanit Perëndimor.

Por, sipas tij, studimi i fizibilitetit për këtë projekt do të fillojë pas përfundimit të atij për gazsjellësin Ioniano-Adriatik (IAP), që do të lidhet me gazsjellësin TAP në territorin shqiptar pranë Fierit.

Studimi i fizibilitetit për të dy projektet po financohet nga BERZH.

Për gazsjellësin IAP vlera arrin në 3.5 milionë euro, ndërsa për lidhjen me Kosovën, 1.75 milion euro.

Në total, unaza e transportit të gazit në Ballkanin perëndimor është projektuar për një kapacitet prej pesë miliardë metër kub.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nuk kanë sot ende lidhje me rrjetin evropian të shpërndarjes së gazit. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›