Probleme ne veri dhe jug nga reshjet

Nderkohe, ne Kolonje ne disa zona nuk mund te kalohej per shkak te trashesise se bores qe krijon veshtiresi te medha ne rrugen Kolonje-Permet.
Per shkak te shirave ka patur permbytje ne qytetin e Fierit, ku hyrja eshte bllokuar teresisht nga sasia e madhe e ujit ne rruge.
Nderkohe, dalja nga shtrati e lumit Gjanica ka permbytur tregun ambulant dhe disa shtepi ne lagje te ndryshme te ketij qyteti.
Moti i keq ka shkaktuar edhe demtime te linjave te furnizimit me energji elektrike. Linja 110 kilovolt Vojkin-Peshkopi eshte demtuar rende duke lene pa energji disa zona ne verilindje si Bulqiza, Golloborda, Shupenza, Klosi dhe Mirdita.
Eshte demtuar gjithashtu edhe linja Rradhime-Orikum dhe Kuc-Himare. Jane demtuar edhe disa fidra ne linjen 6 kilovat ne Vlore dhe Fier. Nderkohe, pa drita eshte aktualisht edhe i gjithe qarku Kukes si pasoje e nje avarie ne sistem.