Meta: Te henen do te aplikoj per karten

Meta ka bere te ditur se javen e ardhshme do te shkoje personalisht qe te aplikoje per leternjoftim. “Diten e hene une do te shkoj personalisht te aplikoj, per t’iu bere thirrje te gjitheve te aplikojne dhe te pajisen me karta identiteti”, ka deklaruar Meta.
Nderkohe, deklarata e delegacionit te Parlamentit Evropian lidhur me kartat e identitetit, se duhen propozuar avantazhe financiare per njerezit ne nevoje, nga Partia Socialiste eshte lexuar si pranim i planit te saj per shperndarjen falas te kartave per personat pa pasaporte.
“Propozimi i PS reflekton deklaraten ne fjale. Te gjithe duhet te kerkojme mundesi te tjera aplikimi, pra edhe karta falas, ne menyre qe te gjithe te pajisen dhe te shkojne te votojne”, ka deklaruar deputeti Taulant Balla.