E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet e para të censusit

Ndërkohë që janë bërë pak ditë që ka nisur regjistrimi i popullsisë, kanë nisur që të shfaqen problemet e para. Gazetat e sotme raportojnë se në Vlorë disa nga regjistruesit po i plotësojnë formularët në kafene, duke preferuar të pyesin të tjerë njerëz pa u shkuar në familje personave që regjistrohen. Ndërkohë, në Gjirokastër raportohet një tjetër problem, ai i plotësimit të formularëve me laps, problem që është evidentuar edhe në disa raste në zona të tjera. Kurse në Korçë, një fshat është deklaruar si grek, edhe pse janë myslimanë e nuk kanë certifikata që provojnë kombësinë e trungut të tyre familjar. Banorët e Shëngjergjit thonë se kanë ardhur aty nga Greqia, ndaj janë grekë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›