E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo i thur lavde Borriellos


Trajneri i Milanit, Leonardo, ka lavdëruar sulmuesin Marco Borriello pas fitores së mbrëmshme ndaj Barit.

Borriello u rikthye nga dëmtimi për të shënuar një gol të shkëlqyer në fitoren 2-0 të kuqezinjve në udhëtim te Bari.

"Borriello po shënon vetëm gola spektakolar! Kam përkrahje të madhe për lojtarët dhe Marco po kalon sezonin e tij më të mirë, më mirë se në Genoa. Ai është më i pjekur dhe ka bërë hapa drejt kualiteteve më të mira", ka thënë Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›