E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat u marrin univeristeteve leket e studenteve

Dekani i fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj kundërshtuar vendimin e fundit të ministrisë së Financave. Po cenohet autonomia e universiteteve. 

TIRANE- Fondet që krijohen nga tarifat që paguajnë studentët, tashmë fakultetet nuk mund t'i trashëgojnë nga një vit në tjetrin. Një urdhër i ri i ministrisë së Financave, ua merr këto para universiteteve dhe i dërgon direkt e në arkën e buxhetit të shtetit, duke bërë që të ngelin në mes një pjesë e madhe e projekteve që shkollat e larta kishin nisur me paratë e studentëve. Sipas drejtuesve të fakulteteve ky veprim është shkelje e autonomisë së universiteve dhe ligjit të arsimit të lartë, ndërsa hedhin dyshimet se janë me miliona euro që u hiqen shkollave të larta dhe nuk dihet se për çfarë përdoren.
I pari që ka kundërshtuar vendimin e fundit të ministrisë së Financave ka qenë dekani i fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj. Ai deklaron se po cënohet rëndë autonomia finaciare e universiteteve. Rrokaj e mbështet pretendimin e tij në faktin se urdhëri i fundit i ministrisë së Financave pengon universitetet të trashëgojnë fondet nga viti paraardhës. Sipas tij, me këtë urdhër shkelet ligji i arsimit të lartë, ndërkohë që janë miliona lekë, që nuk dinë se ku përfundojnë.
Ai ka sqaruar më tej se si pasojë e mos trashëgimit të këtyre fondeve, rrezikojnë të digjen mjaft projekte që kanë universitetet për kërkime shkencore, etj, në dobi të studentëve që ndjekin arsimin e lartë në auditoret publike dhe kanë paguar tarifat për këtë gjë. Ndërkohë që duke filluar që nga 1 janari i vitit 2009 kas ndryshuar edhe formula e financimit të shkollave të larta publike. Universitetet, në bazë të një vendimi nga Këshilli i Ministrave, do t'i përdorin të ardhurat e tyre në bazë të një formule të re finacimi, formulë matematikore, e cila do të ndihmojë më shumë ato universitete që do të konkurrojnë nëpërmjet projekteve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›