E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet me pagesat e paaftësisë, Omuri: Pagat e 120 deputetëve mund të shlyejë për 2 muaj invalidët

TIRANË- Invalidët e punës vijojnë të kenë probleme serioze me marrjen e pagesës mujore të paaftësisë. Kreu i Shoqatës së Invalidëve Abdulla Omuri tregon se ka qarqe ku kjo pagesë ka tre muaj që nuk u jepet personave me aftësi të kufizuar.

‘Korc a 3 muaj, Lezha ka 2 muaj. Gjirokastra ka 2 muaj. Pogradeci me 2 muaj, Elbasani me 2 muaj, Gramshi me 4 muaj. Këto ditë janë shfaqur probleme në njësinë numër 3, në njësinë 4 dhe 6 dhe Komunat përreth”, u shpreh Omuri.

Sipas, Omurit problemi është edhe më i gjerë nga sa paraqitet dhe ai prek afër 120 mijë persona ku hyjnë kategoritë e invalidëve të punës, të verbërit paratetraplegjikët. Vec kësaj Omuri hedh poshtë si të pavërtetë pretendimin e Ministrisë së Punës, e cila ia kalon përgjegjësinë për mosndarjen e pagesës së paaftësisë pushtetit vendor.

“Për ne përgjegjës, është dikasteri i Ministrisë së Punës. Vite përpara shkonte buxheti për pushtetin vendor për 6 muaj, ka nga ato Komuna që e shpërdorojnë, por gjithmonë problemi ka çaluar tek ministria e Punës. Po të bëjmë një llogari të thjeshtë paga 1 mujore e 120 deputetëve shlyen për dy muaj 62 mijë invalidët e punës” theksoi Umuri.

Në Shqipëri, rezultojnë rreth 62 mijë invalidë të punës që përfitojnë një pagesë paaftësisë nga shteti që shkon nga 2200 deri në 3300 lekë të reja në muaj. 

(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›