E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet me regjistrimin e serbeve ne Kosove

Perfaqesues te ministrise se Administrates Publike besojne se edhe Kosova ne fillim te vitit te ardhshem ashtu sikur edhe te gjitha vendet evropiane do ta beje regjistrimin e popullise. Jane mbushur plot 30 vjet kur per here te fundit ne Kosove eshte bere regjistrimi i popullsise. Kjo periudhe e gjate kohore eshte nje sfide e madhe me vete mirepo nje sfide tjeter ne Kosove do te jete perfshirja e komuniteit serb ne regjistrim sidomos i atyre qe jetojne ne pjesen veriore te vendit. Kjo per faktin qe serbet e kesaj pjese nuk i njohin institucionet e Kosoves por bashkepunojne vetem me strukturat paralele qe ka Serbia ne Kosove.

Serbet duhet perfshire ne regjistrim

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Probleme te medha me ndikimin e Serbise...

Ministrja e Administrates Publike Edita Tahiri thote per De-se se projekti i regjistrimit te popullsise eshte nje projekt teknik qe edhe serbet e Kosoves duhet perfshire ne te.
Po punojme edhe me partneret nderkombetare ne menyre qe te ndikojne te Beogradi zyrtar per te mos i penguar serbet e pjeses veriore qe te perfshihen ne regjistrimin e popullsise. Regjistrimi i popullsise eshte nje projekt teknik dhe jo zhvillim politik qe do ti pengonte ata. E dyta eshte ne interesin e serbeve qe te marrin pjese ne regjistrim sepse me kete ata do ta legjitimojne prezencen e tyre ne Kosove thote Edita Tahiri.

Gjate 30 vjeteve te shkuara e sidomos gjate 10 vjeteshit te fundit ka pasur shume levizje te popullsise. Disa nga perfaqesuesit e serbeve te Kosoves thone se shume serb pas perfundimit te luftes jane shperngulur nga Kosova. Sipas tyre kjo eshte edhe arsyeja pse serbet nuk duhet te perfshihen ne regjistrimin e popullsise ne Kosove.

Jakshiq Legalizim i spastrimit etnik

Marko Jakshiq perfaqesues i serbeve ne veri te Kosoves thote se komuniteti serb nuk do te perfshihet ne regjistrim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Serbet e veriut nuk i pranojne institucionet e Kosoves.

Mendoj se nuk jane pjekur kushtet qe serbet te dalin ne regjistrimin e popullsise ne vitin 2011 jo vetem ne veri por as ne gjithe territorin e Kosoves. E them kete sepse tashme dihet se mbi 220 mije serbe i kane leshuar shtepite e tyre nga Kosova e deri tani gati qe askush nuk eshte kthyer. Keshtu qe pjesemarrja e serbeve te mbetur ne kete regjistrim do te thoshte legalizim i spastrimit etnik te serbeve nga Kosova thote Marko Jakshiq.

Ministrja e Administrates Publike Edita Tahiri nga ana e saj thote se serbet e Kosoves jane te ndikuar nga Beogradi. Kjo e ben te veshtire punen e institucioneve te Kosoves per ti bindur serbet qe te marrin pjese ne regjistrim. Ne mediat serbe disa here eshte thene se Beogradi ne pranveren e vitit te ardhshem krahas procesit te regjistrimit te popullsise qe do te behet ne Serbi nje regjistrim te tille do ta beje edhe ne Kosove neper vendbanimet serbe. Qendrim zyrtar te qeverise se Serbise per kete megjithate nuk ka.

Tahiri Institucionet e Kosoves te gatshme per kete sfide

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ibri lumi qe ndan.

Ministrja e Adminisrates Publike Edita Tahiri thote se institucionet e Kosoves jane te pergatitura te perballen me nje situate te tille nese ndodhe.Nese Beogradi ndermerr veprime qe te beje regjistrimin e serbeve ne Kosove ai regjistrim nuk do te kete validitet ne Kosov. Kosova tashme eshte e njohur si shtet nga vendet me te fuqishme te botes keshtu qe edhe nese Beogradi ndermerr nje veprim te tille vetem do te del me rezultate jo valide thote Edita Tahiri.

Procesi i regjistrimit te popullsise ne Kosove vleresohet se do te te kushtoje 10.7 milione euro. Qeveria e Kosoves tashme ka ndare nje buxhet prej 3.9 milione eurosh per kete proces nderkaq Zyra Nderlidhese e Komisionit Evropian ne Kosove e ka mbeshtetur kete projekt me 2.5 milione euro. Te hollat tjera te cilat nevojiten per ta financuar kete projekt nuk jane siguruar akoma por qeveria e Kosoves pret donacione nga organizata e mekanizma te ndryshem.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›