E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama kerkon veprime shtese per procesin ne Lindjen e Mesme



Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama ua ka bere dje thirrje lidereve boterore qe te bashkohen rreth procesit paqesor ne Lindjen e Mesme. Ne fjalimin ne sesionin vjetor te Asamblese se Pergjithshme Obama ftoi udheheqesit e botes qe ti lene anash ndasite dhe percarjet lidhur me konfliktin njoftoi Shtepia e Bardhe. Ai u shpreh se paqja duhet te behet nga izraelitet dhe palestinezet por pjesa tjeter e botes gjithashtu ka pergjegjesi qe ta beje pjesen e vet. Obama foli ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dje pasdite. Ne kete sesion u fol edhe per programin berthamor te Iranit. Ne Asamblene e Pergjithshme foli ishte i pranishem edhe presidenti irakian Mahmud Ahmadinexhad. Takimi u mbajt mes perpjekjeve te vazhdueshme per ta nxitur Iranin te kthehet ne tryezen e bisedimeve per programin berthamor.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›