Hetimi në shtëpinë e verdhë

Gjashte vjet pas dyshimeve te ish-kryeprokurores se Hagës Karla Del Ponte për trafik organesh ne gurre te matit, ish-prokurori ne Burrel Elvin Goga qe ka shoqëruar ekspertet e Hagës rrëfen detaje te kësaj ngjarje. Goga tregon se ekipit i janë krijuar te gjitha kushtet dhe se me urdhër te prokurorisë se përgjithshme hetuesit ndërkombëtare janë shoqëruar drejt te ashtuquajturës shtëpia e verdhe. Por prokuroret shqiptare nuk kane marre pjese ne hetime, pasi kane qëndruar jashtë me kërkese te hetuesve te huaj. Goga sqaron se ne prokurorinë e Burrelit nuk ka pasur asnjë denoncim dhe se asnjëherë nuk janë kryer hetime prej saj për trafik organesh. Këto dyshime u bene për here te pare publike ne librin e Karla Del Pontes. Te njëjtat pretendime janë pasqyruar edhe nga reporteri zviceran ne këshillin e Evropës Dik Marti.
Shpërndaje