E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet sociale pak hapesire ne media

Deklarata u be sot nga ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera ne Konferencen Kontributi i Medias ne Trajtimin e Problemeve Sociale.

Ministri Ksera e vleresoi shume te rendesishem bashkepunimin me median dhe vecanerisht me gazetaret qe mbulojne ceshtjet sociale si nje bashkepunim jo thjesht dhe vetem ne interes te institucionit por vecanerisht ne dobi dhe interes te publikut. Jeni pikerisht ju zeri i publikut qe sillni me prane institucioneve problematiken e komunitetit dhe individeve dhe qe nxisni keshtu nje sensibilitet me te madh tonin te hartuesve dhe zbatuesve te politikave per permiresimin e tyre dhe per zgjidhjen reale te kesaj problematike u shpreh Ministri.

Sipas Ministrit te Punes jo rralle temat apo historite personale qe trajtohen ne media vene ne levizje institucionet te cilat marrin masa per te zgjidhur problematiken e trajtuar ashtu sic iniciojne edhe ndermarrjen e hapave per hartimin e politikave te reja mbeshtetese per grupet ne nevoje dhe permiresimin e vazhdueshem te legjislacionit.

Ministri i ftoi gazetaret te jene bashkepunues dhe garantoi se institucioni qe drejton do te jete perhere i hapur per median duke synuar te beje transparencen e plote te veprimtarise se saj. Ne konference u tha se gjate nje monitorimi per mediat e shkruara dhe ato vizive hapesirat sociale zene nje pjese fare te vogel te minutazhit televiziv apo faqe gazete. Kryetari i Unionit te Gazetareve te Shqiperise Aleksander Cipa u ndal ne problemet qe shqetesojne sot vete komunitetin e gazetareve ku mungesa e kontratave te punes ne mase per ta eshte nje realitet dramatik i informalitetit i mbartur pergjate viteve te tranzicionit.

Konferenca e sotme eshte aktiviteti permbylles i ciklit te trajnimeve te gazetareve me fokus Fuqizimi i Kapacitetit te Medias per Trajtimin dhe Nxitjen e Debatit Publik per Problemet Sociale te Interesit te Gjere Publik gjate te cilave jane trajinuar 98 gazetare ne te gjithe vendin. Per gazetaret e trajinuar u shperndane certifikata pjesemarrjeje si dhe u shpallen gazetaret fitues per trajtimin profesional te lajmit social./S.Ll/

2010-10-26 1455

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›