Rregullat qe duhet te zbatohen ne gjykate ose mund te ndeshkoheni
TIRANE - Gjykatat shqiptare tanime kane nje rregullore qe percakton marredhenien me publikun dhe vecanerisht me median. Rregullorja ka hyre ne fuqi me botimin ne Fletoren Zyrtare. Ne rregullore thuhet se cdo gjykate duhet te kete nje zyre te marredhenieve me publikun ZMP me nje personel qe percaktohet nga kryetari i gjykates duke u bazuar ne numrin e ceshtjeve apo dhe me punen ditore te institucionit. Zyra e marredhenieve me publikun eshte ne varesine e kancelarit te gjykates dhe ka per detyrim dhenien e informacionit te pakufizuar si per median ashtu dhe per personat e interesuar per te. Kjo rregullore ka per qellim rregullimin e marredhenies se gjykates me publikun. Kjo rregullore synon garantimin e informimit te publikut mbi veprimtarine e gjykatave te Republikes me ose pa interesimin e tij te drejtperdrejte. Kjo rregullore rregullon marredhenien e gjykates me publikun pa perfshire dhe pa penguar marredhenien e gjykates me palet ose pjesemarresit ne gjykim.
ZYRA PER PUBLIKUN
Kryetari i gjykates eshte autoriteti pergjegjes per ndertimin ruajtjen dhe permiresimin e marredhenies se gjykates me publikun. Kancelari miraton orarin e sherbimeve qe permbushen nga strukturat e administrates gjyqesore dhe percakton orarin e pritjes se publikut. Kryetari per ceshtje qe perbejne interes per opinionin publik dhe per veprimtarite zyrtare te gjykates qe ai drejton ka te drejte te komunikoje vete me publikun ose te autorizoje kancelarin. Kryetari nuk mund te komunikoje me publikun ne cilesi individuale ne lidhje me ceshtjet qe ka per gjykim ne cilesine e gjyqtarit. Detyren e marredhenies me publikun kryetari ose sipas rastit kancelari e kryen nepermjet komunikimit mediatik marrjes se masave per orientimin e publikut ne mjediset e gjykates marrjes se masave per azhurnimin e faqes se internetit drejtimit administrativ te veprimtarise se ZMP-se drejtimit administrativ te gjykates ne teresi si dhe aktiviteteve njohese dhe edukuese gjykates per komunitetin.
TE DREJTAT E MEDIAS
Gazetaret lejohen te ndjekin pa asnje pengese seancat gjyqesore te hapura. Perjashtimisht mund te vendosen kufizime per rastet kur salla e zhvillimit te gjyqit eshte e pamjaftueshme per akomodimin e te gjithe te interesuarve per te ndjekur seancen. Ne kete rast kryetari i gjykates vendos administrativisht per pjesemarresit e lejuar ne salle sipas kesaj radhe preferenciale fillimisht akomodohen pjesemarresit ne gjykim palet dhe avokatet ne vijim akomodohen familjaret dhe te afermit se fundi akomodohen gazetaret. Kur numri i familjareve eshte me i madh sesa numri i vendeve ne salle kryetari cakton nje kuote vendesh ne salle per familjaret ne menyre te tille qe te ruaje edhe nje kuote perfaqesuese per gazetaret. Ne cdo rast kryetari duhet te parallogarite edhe hapesiren qe duhet per vendosjen e mundshme te kamerave. Kamerat vendosen gjithmone ne fund te salles dhe ne menyre statike. Ndalohet perdorimi i tyre ne menyre te levizshme. Kur eshte mundesia teknike regjistrimi dhe transmetimi behet nga vendi i posacem qe administrohet nga ZMP-ja gjithmone sipas percaktimeve konkrete qe ben trupi gjykues. Ne kete rast kryetari i gjykates vendos per akomodimin e gazetareve ne vendin perkates. Gazetaret jane te detyruar te ndjekin procesin gjyqesor pa bere asnje koment dhe brenda rregullave qe diktohen ne seance per zhvillimin e gjykimit te drejte. Rregullat e percaktuara ne kete rregullore per qendrimin ne ambientet e gjykates si dhe per qendrimin ne sallen e gjyqit vlejne pa asnje perjashtim per gazetaret dhe punonjesit e operatoreve radiotelevizive.
Hartimi dhe shperndarja e deklarates per shtyp
Per cdo seance gjyqesore ose pas cdo procesi gjyqesor trupi gjykues ose gjyqtari i vetem i ceshtjes ka te drejte te vendose per te informuar publikun ne menyre te permbledhur mbi ecurine e ceshtjes nepermjet nje deklarate per shtyp. Gjyqtari ose trupi gjykues nuk mund te detyrohen ta bejne nje gje te tille.
Deklarata per shtyp mund te behet me kerkese te vete trupit gjykues ose me sugjerim te ZMP-se dhe behet vetem ne emer te gjykates.
ZMP-ja mund ti sugjeroje gjyqtarit ose trupit gjykues avantazhet dhe disavantazhet e mbajtjes se nje qendrimi publik.
Kur vendoset qe te hartohet nje deklarate per shtyp tekstin e harton gjyqtari qe kryeson trupin gjykues me ndihmen profesionale te ZMP-se.
Ne menyre te domosdoshme deklarata per shtyp qe ka te beje me gjykimin e ceshtjeve gjyqesore duhet te permbaje daten vendin dhe oren e seances se zhvilluar rrethanat e pergjithshme ne te cilat zhvillohet gjykimi dispozitivin e vendimit te ndermjetem apo perfundimtar te gjykates si dhe mesazhin informues/sqarues ne lidhje me ceshtjen ne fjale.
Teksti i deklarates hartohet ne nje gjuhe te thjeshte dhe te kuptueshme per publikun. Ai duhet te jete informativ dhe sqarues. Kur eshte rasti deklarata sqaron edhe ecurine e metejshme te ceshtjes.
Eshte e ndaluar qe ne deklaraten per shtyp te citohen thenie te deshmitareve thenie te
gjyqtareve prokuroreve avokateve eksperteve si dhe pjesemarresve te tjere ne proces.
Kur deklarata per shtyp nuk lidhet me proceset gjyqesore ajo hartohet nga ZMP-ja dhe miratohet nga Kryetari i gjykates.
Deklaratat per shtyp qe lidhen me veprimtarine e pergjithshme te gjykates numrin e ceshtjeve ngarkesen gjendjen financiare dhe konkluzionet e analizave te punes behen domosdoshmerish publike.
Deklarata mund te behet ne emer te mbledhjes se gjyqtareve ose te gjykates por asnjehere ne emer te gjyqtarit. Perjashtimisht deklarata mund te behet ne emer te gjyqtarit kur ka nje interes publik per te dhena qe lidhen me gjyqtarin dhe gjithmone me konsensusin e tij. Ne cdo rast nuk lejohet berja publike nga ana e gjykates e asnje te dhene qe lidhet me procesin gjyqesor te paperfunduar.
Kur refuzohet kerkesa per ne sallen e gjyqit
Seanca gjyqesore ka te beje me marrjen e masave te sigurise.
Kur nje nga palet ose pjesemarresit ne gjykim nuk deshiron te regjistrohet seanca dhe ky kundershtim behet pengese per zhvillimin e seances. Ky rregull nuk vlen per prokurorin dhe avokatin.
Cmohet mbi bazen e shkaqeve te arsyeshme se prania e kamerave deformon ecurine e
procesit te rregullt gjyqesor.
Cmohet se regjistrimi dhe transmetimi mediatik perdoret si taktike e paleve ne proces per te ndikuar ne fshehjen e se vertetes ose nxitjen e protagonizmit te paleve per te diskretituar vendimin e pritshem te gjykates.
Cfare gjendet ne faqen e internetit
Cdo faqe interneti e gjykates duhet te permbaje detyrimisht keto elemente
Informacion mbi perberjen e trupes gjyqesore te gjykates. Ky perfshin domosdoshmerish emrat pershkrimet jetesore dhe deklaratat vjetore te pasurive te cdo gjyqtari
Informacion mbi personelin administrativ te gjykates. Ky perfshin emrat pershkrimet jetesore dhe deklarimin e pasurise se kancelarit dhe sekretarit gjyqesor
Informacion mbi padite e regjistruara sipas datave
Informacion mbi shortin elektronik ne kohe reale
Informacion mbi kalendarin e gjykimeve per cdo ceshtje te regjistruar ne regjistrat e gjykates. Ky perfshin edhe vendimet e ndermjetme me arsyetim te shkurtuar per shtyrjen e gjykimeve dhe arsyen e shtyrjes
Informacion mbi apelin e ushtruar
Te gjitha vendimet perfundimtare te marra nga gjykata duke saktesuar nese ka marre apo jo forme te prere
Informacion te karakterit orientues dhe edukues per palet dhe per publikun e gjere
Njoftimet per shtyp te bera nga gjykata
Aplikimet on-line per kerkim te dhenash ose per pjesemarrje ne gjykim.
Dhenia e dokumenteve me akses te pakufizuar
Kerkesa per marrjen e informacionit i paraqitet gjykates ku kerkohet informacion me akses te pakufizuar. Ne cdo gjykate ngrihet nje sportel/nje zyre e marredhenieve me publikun qe pret kerkesat dhe jep te dhenat e kerkuara nga kerkuesi.
Kerkesa per pajisjen me informacion me akses te pakufizuar behet duke plotesuar nje
formular aplikimi sipas percaktimeve te kesaj rregulloreje. Ky formular eshte i aksesueshem lehtesisht ose ne faqen e internetit te gjykates ose ne sportelin/zyren e marredhenieve me publikun.
Gjykata nepermjet zyres se marredhenieve me publikun e jep informacionin e kerkuar nga aplikuesi me shkrim. Kur ky informacion eshte botuar ne forme broshurash dhe cmohet se materiali i botuar ploteson objektin e kerkeses se aplikantit atehere gjykata mjaftohet me dhenien e broshures. Gjykata mund te jape informacion me akses te pakufizuar edhe ne rruge elektronike. Informacioni mund te jepet edhe me goje nese kjo pranohet nga kerkuesi.
Gjykata nepermjet zyres se marredhenieve me publikun mund te krijoje kushte pune per te gjithe te interesuarit qe duan te studiojne materiale qe permbajne informacione me akses te pakufizuar.
Dhenia e informacionit ne baze te aplikimit te bere behet me pagese ne baze te tarifave qe percakton Ministri i Drejtesise dhe Ministri i Financave.
Cfare dokumentesh mund te kerkohen ne gjykate
Konsiderohen me akses te pakufizuar dokumentet e meposhtme
Kopjet e vendimeve gjyqesore te te gjitha shkalleve te gjykimit.
Permbledhjet e praktikes se gjykates.
Informacioni i pergjithshem mbi padite kerkesat per gjykim datat e gjyqit dhe planin e gjykimit te ceshtjeve.
Informacionin qe permbajne padite civile mbi palet ne gjykim gjeneralitetet e tyre si dhe mbi objektin e padise.
Te dhenat e pergjithshme mbi te pandehurit dhe akuza zyrtare ne ngarkim te tyre.
Informacionin mbi palet gjeneralitetet e tyre dhe objektin e padive administrative.
Informacioni mbi gjendjen e gjykimit te ceshtjes ne cfaze te gjykimit eshte perfshi edhe apelin.
Statistikat dhe raportet e pervitshme te gjykates.
Te dhenat mbi shpenzimet e gjykates dhe gjendjes se buxhetit te saj.
Emrin perberjen familjare pagen dhe deklaraten e pasurise te cdo gjyqtari dhe punonjesi te gjykates.
Rregulloret dhe te gjitha aktet e brendshme te punes se gjykates.
Si dhe cdo informacion apo e dhene tjeter qe nuk ndalohet nga ligji dhe qe cmohet nga kryetari i gjykates.
Marredhenia e gjykates me median
Ndalimi i regjistrimit transmetimit apo shperndarjes se paautorizuar te seancave gjyqesore.
Seanca gjyqesore mund te jene te regjistrueshme dhe te lejohen te transmetohen ne media me kerkese te medias ose me nisme te trupit gjykues. Ne cdo rast regjistrimi dhe transmetimi i seances i plote ose i pjesshem behet vetem kur nuk cenon rregullat e procesit te rregullt.
Media elektronike mund te regjistroje dhe transmetoje plotesisht ose pjeserisht sipas urdhrit te trupit gjykues i cili gjykon ceshtjen objekt gjykimi.
Trupi gjykues ka te drejte ekskluzive
Te lejoje ose ndaloje regjistrimin dhe transmetimin e plote te seances
Te lejoje ose ndaloje regjistrimin e pjesshem te seances
Te ndaloje transmetimin e pamjeve konkrete gjate nje seance e cila eshte lejuar me pare te regjistrohet.
26 Tetor 2010