E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes mister vrasja e kryekomunarit hetimet vijojne

Ky eshte krimi i radhes qe rrethohet me mister pas vrasjes se nje taksisti ne Kavaje apo te nje roje karburanti ne Lushnje.

40-vjecari Veseli eshte qelluar ne nje distance te vogel me tre plumba pistolete duke mos i lene asnje mundesi mbijetese. Eksperte nga Tirana kane shkuar ne vendin e ngjarjes te cilet se bashku me eksperte te policise se Kukesit po hetojne per te zbardhur krimin e rende qe godet zyrtaret e shtetit.

Tre jane pistat e ngritura nga policia se pari dyshohet se vrasja mund te kete ndodhur per ndonje hakmarrje politike e dyta per ndonje konflikt te mundshem midis tij dhe banoreve per shkak te shpronesimeve nderkohe qe pista tjeter eshte ajo e konfliktit personal qe viktima mund te kete pasur me ndonje person.

Familjaret jane shprehur ne polici se nuk dinin qe Remzi Veseli te kishte patur ndonje konflikt. Krimi i tipit mafioz ndodhi rreth ores 2200 te mbremjes se shkuar ne lagjen numer 3 te qytetit te Kukesit fare prane baneses ku jetonte 40-vjecari i vrare.

Pas krimit autori i ndihmuar edhe nga persona te tjere ka ikur ne kembe per dhjetera metra dhe me pas kane dale jashte qytetit me makine duke u zhdukur nga vendkrimi. Edhe pas shoqerimeve ne komisariat gjer me tani nuk ka asnje deshmi mbi vrasesit e kryekomunarit./Saimir Lleshi/Start/

2010-10-26 1556

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›