E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemi cigaret

01/04/10 01:20

Edi fillon të kërkojë cigare sepse të tijat i mbaruan. Menel i thotë se ai nuk duhet që të lyp cigare dhe Edi ofendohet nga kjo fjalë dhe i thotë se ai nuk po kërkon bukën e gajës, por vetëm një cigare. Edi del jashtë i irrituar dhe pas e ndjek edhe Tatiana. Të dy ndezin nga një cigare dhe fillojnë të bisedojnë. Tatiana i thotë se ata janë bërë shumë të varur ndaj cigares saqë po pinë shumë duke i mbaruar që tri ditët e para të javës. Edi fillon të shprehet i revoltuar se fjala lyp për të është ofenduese. Në këtë moment del edhe Menel e cila i thotë se ajo nuk e përdor me qëllim të keq këtë fjalë e cila në dialektin kosovar zëvendëson fjalën kërkoj. Edi i thotë se nuk ka asgjë të keqe që të kërkosh dhe të japësh cigare. Tatiana e pyet se si ka mundësi që cigaret tu mbarojnë aq shpejt dhe Edi i përgjigjet se gjatë lojrave të rrëmujshme në shtëpi atij iu fshehën cigarët dhe kjo bën që ai të dyshojë se dikush mund të ketë marrë cigare nga të tijat, por nuk di të thotë me saktësi se sa. Më tej Edi thotë se një pjesë e cigareve shpenzohen duke ia dhënë njëri-tjetrit. Tatiana i thotë se kjo është e gabuar dhe ata nuk kanë pse ta kenë detyrim ti japin njëri-tjetrit cigare në një kohë kur nuk u mjaftojnë për vete. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›