E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi dhe Mandi për zarfin

01/04/10 00:48

Më në fund Domenika dhe Seldi dalin jashtë që të bashkohen me të tjerët. Në një moment Seldi hyn në kuzhinë dhe aty vjen edhe Mandi. Ky i fundit fillon ta pyesë Seldin për përmbajtjen e zarfit që morën ai dhe Domi në dhomën e rrëfimit. Mandi e pyet se më cilin prej tyre ka të bëjë zarfi dhe Seldi i përgjigjet se ka të bëjë me diçka që i përfshin të dy. Seldi i kërkon Mandit që të mos mërzitet me të sepse është mërzitur aq shumë saqë nuk do të flasë, as të luajë. Mandi i thotë se shpreson që të mos jetë ndonjë gjë e madhe dhe më pas i thotë edhe sikur ske pse mërzitesh duke lënë të kuptohej se ai dyshonte se e gjithë kjo ishte një shtatzani e paparashikuar pasi e ilustron edhe me gjeste. Seldi e pyet nëse i ka thënë njeri ndonjë gjë që Mandi mendon se është ky problemi. Mandi i betohet për vajzën e tij se askush nuk i ka thënë gje, por se ai e mendoi vetëm ngaqë Seldi i tha se është një problem që i përfshin dhe u përket të dyve. Pas kësaj Seldi e pranon se problemi është një fëmijë mes tyre dhe fillon që ti tregojë Mandit se ndjehet shumë keq pasi nuk e kishte menduar asnjëherë këtë gjë në këtë moment të jetës së tij. Mandi e sheh që Seldi është mërzitur dhe e këshillon që ta marrin më me qetësi dhe të kërkojnë që të konsultohen me një mjek. Seldi i thotë se ai nuk e di nëse do arrijë që ta përballojë këtë situatë dhe më pas ekzistencën e një fëmijë pasi ka një moshë të re dhe një të ardhme të pasigurtë. Seldi thotë se ai e do shumë Domenikën dhe to ta mbështesë gjithmonë, do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë, por nuk arrin ta besojë një gjë e tillë tashmë ka ndodhur vërtetë. Mandi i thotë se nuk duhen të shqetësohen, por të mundohen që të vendosin me qetësi për gjithçka të mëtejshme në jetën e tyre. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›