E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realizimi i provës, Domi nuk luan

31/03/10 22:00

Pasi përfundojnë ushtrimet me topa, banorët shkojnë të marrin vezët e llogaritura për lojën. Fillimisht ata të gjithë pinë nga një kokërr vezë ku disa me naze e disa jo. Ata formojnë ciftet sipas dëshirës së tyre, por asnjë nuk ka fatin që të shënjojë. Kështu banorët marrin sërish vezë nëpër duar, tashmë pa respektuar radhën e cifteve dhe provojnë sërish shansin për të shënjuar ndonjë nga rrathë, pasi duhet patjetër që të përlyejnë me vezë, tetë herë rrathët. Kur vijnë tek fundi i provës, banorët arrijnë që të shënjojnë ashtu sic duhet, duke e ralizuar kështu provën për këtë ditë. Të gjithë banorët janë të përkushtuar ndaj lojës, përvec Domenikës që i merr leje të gjithëve pasi gjendja emocionale tepër e vështirë nuk e lejon që edhe ajo ti përkushtohet kësaj loje ashtu sic duhet. Banorët e kuptojnë gjendjen e saj, edhe pse nuk dinë arsyen dhe ajo bashkë më Seldin shkojnë në dhomën e gjumit, ku ajo preferon të qetësohet. Seldi herë pas here del në kopsht ku realizon pjesën e vetë për provën dhe sëish kthehet tek Domi. Ai përpiqet që ta inkurajojë atë që të kalojnë të dy sëbashku këtë moment të vështirë, por tek të dy vihet re gjendja e rënduar emocionale. Seldi i jep mbështetjen e tij duke i thënë se do kujdeset për të në të gjitha momentet.
Pasi përfundojnë provën, banorët fillojnë të komentojnë duke thënë se u argëtuan shumë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›