E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemi i trafikut në QSUT në vëmendje të emisionit “Alarm”

Emisioni investigativ “Alarm” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë problemit të trafikut në qëndrën spitalore universitare "Nënë Tereza" që për vite të tëra nuk ka gjetur zgjidhje. Edhe pse është qëndra më e madhe spitalore në vend, hyrjet e shumta, parkimet e gabuara ka krijuar një kaos total pothuajse në të gjithë pavionet. Emisioni “Alarm” ka përcjellë shqetësimin e qytetarëve dhe pacintëve por në anën tjetër kanë sjellë edhe reagimin e Drejtorisë së QSUT.
 

Drejtori i ri i qëndrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, Edmond Rrrushi në daljen e tij të parë për mediat tha se është krijuar një zgjidhje provizore për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve. Si trafik ndarëse janë vendosur këto vazo me lule dhe vështirë të bëjnë disiplinimin e lëvizjes së automjeteve. Drejtori thotë se do të ketë një studim afatgjatë për të zgjidhur më tej këtë çështje dhe nuk ka dashur të komentoj më tej.
 

Në një ditë të vetme, në QSUT hyjnë 3 deri në 5 mijë automjete ndërsa kapaciteti i parkimeve është 1200 vende. Parkimet janë në funskion në disa shërbime si, pediatria, onkologjiku, ORL dhe kardiologj. Për shkak të këtij fluksi të lëvizjes së automjeteve, QSUT ka nevoja emergjente për zgjidhjen e trafikut dhe të vendparkimeve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›