E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votëbesimi i Qeverisë në Maqedoni, prapaskenat dhe opsionet

Mediat maqedonase kanë analizuar dhe paralajmëruar skenare të mundshme lidhur me interpelancën, duke mos përjashtuar edhe dorëheqjen e ofruar nga kryeministri Nikolla Gruevski. Deputetët e partive opozitare maqedonase nesër në Parlament do të dorëzojnë propozimin për votëbesimin e Qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI.
 

Sipas rregullores së Parlamentit, të premten pritet që të jetë në rend dite seanca për këtë çështje, ku do të vendoset për mbetjen apo rrëzimin e koalicionit qeveritar midis këtyre dy partive. Mediat maqedonase kanë analizuar dhe paralajmëruar skenare të mundshme lidhur me interpelancën, duke mos përjashtuar edhe dorëheqjen e ofruar nga kryeministri Nikolla Gruevski.
 

Gazeta “Dnevnik” shkruan se janë tre opsione që mund të ndodhin me interpelancën: e para që interpelanca të mos kalojë me votat kundër të partive të koalicionit, e dyta që kryeministri Gruevski vullnetarisht të jap dorëheqje dhe opsioni i tretë që BDI të votojë për shpërbërjen e Qeverisë dhe më pas së bashku me LSDM opozitare dhe partitë e tjera të krijojnë koalicionin e zgjeruar me parti maqedonase, shqiptare dhe të komuniteteve të tjera.
 

Por, nga ana tjetër, bëhet e ditur se BDI do të votojë për ruajtjen e koalicionit, për të mos lejuar që LSDM opozitare të vendos për rënien e Qeverisë aktuale. LSDM nga ana tjetër siç thuhet është e bindur se maxhoranca nuk do të lejojë shpartallimin e saj, mirëpo deputetët opozitar do të shfrytëzojnë seancën parlamentare për të drejtur kritika të ashpëra kundër Qeverisë së koalicionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›