E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë bën bilancin, ulet numri i dosjeve stok: Mbi 27 mijë çështje presin ende për t’u shqyrtuar

Numri i dosjeve të mbetur stok në Gjykatën e lartë është ulur në krahasim me vitin 2020, por megjithatë ka ende një numër të konsiderueshëm çështjesh ende të pashqyrtuara.

Nëpërmjet një njoftimi, Gjykata e Lartë bën me dije se prej marsit të vitit 2020, ku stoku ishte rreth 36,000 çështje të regjistruara, sot ky numër ka zbritur në 27,049 çështje.

 16,840 vendime janë marrë nga trupa e Gjykatës së Lartë, gjatë kësaj periudhe, ndërsa gjatë muajve janar – prill 2023, janë dhënë 2761 vendime gjyqësore.

“Gjykata e Lartë është e angazhuar të shfrytëzojë maksimalisht çdo mekanizëm dhe metodë efektive me qëllim arritjen e një rezultati më të dukshëm në uljen e stokut të çështjeve që do të evadohen në vitet në vijim, duke mbajtur parasysh ruajtjen e balancave midis shpejtësisë e cilësisë së gjykimit, si dhe garantimin e qartësisë, qëndrueshmërisë dhe parashikueshmërisë së praktikës gjyqësore”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Gjykatës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›