Procedurat për marrjen e kredisë në bankë
17/07/2009 Enti Kombëtar i Banesave/ Lista zyrtare e 3157 banorëve që jetojnë në ish-pronë private
Prioritet në përzgjedhje personat që janë në listë e që përmbushin kriterin e të ardhurave
Personat që tashmë janë evidentuar zyrtarisht si banorë në ish-pronë private mund të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshëm të Entit të Banesave në kryeqytet, ose pranë degëve rajonale të çdo rrethi, për të përfituar nga programi i strehimit social, aktualisht është përzgjedhur edhe banka nëpërmjet së cilës do të bëhet shlyerja e pagesave për shtëpitë që do të blihen në tregun e lirë nga vetë përfituesit. Lista zyrtare përmban rreth 3175 përfitues, të cilët janë kaluar në disa njësi verifikimi. Këta të fundit për një afat kohor pothuajse 30-vjeçar do të kenë mundësi të derdhin shumën e tërhequr pa derdhur interesa. Programi synon që për këto familje dhënia e kredisë nuk do të shoqërohet me interesa përveç kostos reale të banesës. Konkretisht kredia përcakton që këto familje të pastreha do të përfitojnë shumën e plotë në përputhje me vlerën e shtëpisë që do të blejnë në treg, por përveç kësteve mbi paratë e marra nuk do të detyrohen të paguajnë interes bankar. Për të finalizuar këtë procedurë këta persona duhet të paguajnë një formular, në të cilin do të deklarojnë përveç gjeneraliteteve të tyre dhe gjendjen familjare të vitit 1992 dhe atë aktuale të muajve të fundit. Bashkë me formularin do të paraqiten dhe dy certifikatat e viteve të mësipërme. Një ndër kushtet kryesore të përfitimit është sasia e të ardhurave që personat e shpallur në listë duhet të plotësojnë për të marrë kredinë me interes zero. Në rast se nuk arrihet kufiri i vendosur, këto familje do të spostohen për t’ia lëshuar radhën pjesës tjetër dhe rivlerësimi i tyre do të bëhet në një fazë të dytë. Megjithatë, një risi e këtij programi është dhe marrëveshja e arritur me bankën që për ata përfitues (veçanërisht të moshuarit ) që nuk i plotësojnë dot të ardhurat mujore të kërkuara mund gjejnë dikë tjetër që të dalë si garant për derdhjen e pagesës sipas afateve të përcaktuara në kontratën që do të lidhë me bankën. Kryeqyteti zë pjesën më të madhe të familjeve që do të përfitojnë, përkatësisht me 800 familje, më pas renditen qytet e tjera të mëdha, si Durrësi, Shkodra Korça etj.
Sipërfaqet e banimit
Sipërfaqet e banimit janë të ndara në disa kategori: në garsonierë, apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1, ndarje e cila është bërë në përputhje me normat e strehimit të përcaktuara në ligjin përkatës. Konkretisht norma përfshin 12 metër katrorë për frymë. Garsonierat janë për familjet me 1-2 persona, për 2-3 persona përfituesit marrin një apartament 1+1. Për familjet me katër persona apartamenti që mund të blihet me këtë kredi është 2+1 dhe me mbi katër persona për familje mund të përfitohet një banesë 3+1. Këto janë kriteret vlerësuese të marra parasysh nga specialistët e Entit Kombëtar të Banesave në përllogaritjet e bëra për këtë program strehimi.
Vlera e ndërtimeve
Banesat sociale që do të blihen në tregun e lirë gjatë këtij viti do të kenë një kosto mesatare në varësi të sipërfaqes së shfrytëzimit. Kjo kosto nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha rrethet, por e përshkallëzuar sipas zonave të caktuara. Megjithatë, në udhëzimin që i është dërguar Entit Kombëtar të Banesave për zbatimin e programeve sociale të strehimit në zonat urbane pohohet se kostoja mesatare e ndërtimit të banesave të strehimit urban në shkallë vendi do të jetë rreth 33 464 lekë për metër katror për çdo sipërfaqe shfrytëzimi, vlerë e cila do të jetë më e ulët në qytete të tjera për të gjitha banesat që do të ndërtohen apo sipërfaqet që do të blihen. Ndërsa për zonat që nuk ndodhen në tabelën ku janë listuar edhe kostot mesatare të ndërtimeve, sipas Entit Kombëtar të Banesave për këto të fundit si çmime reference të kostos do të merren ato që zbatohen në zonat më të afërta e që bëjnë pjesë në listën e çmimeve.