Ndryshon rregullorja e regjistrit të kredive
17/07/2009 Banka e Shqipërisë, ndryshime në procedurën e nxjerrjes së të dhënave që mbahen në regjistër
Kredimarrësi ka të drejtë të kërkojë verifikim të të dhënave që ekzistojnë për të
Miratohen rregullat e reja për funksionimin e regjistrit të kredive. Zhvillimet e fundit në sektorin bankar kanë bërë të domosdoshëm përmirësimin e kuadrit ligjor. Një prej ndryshimeve parashikon që raportuesit e të dhënave, bazuar në vlerësimin e tyre dhe në rregullat e brendshme, mund të kërkojnë informacion edhe për personat për të cilët çmojnë se janë persona të lidhur me subjektin e interesuar që aplikon për të marrë kredi. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi 15 ditë pasi të jenë botuar në Fletoren Zyrtare.
Ndryshimet
Një prej pjesëve të rregulluara është edhe ajo e faturimit që kryhet mbi bazën e numrit të kërkimeve të suksesshme të muajit, sipas dëftesave të debitit dhe të tarifës së miratuar nga Banka e Shqipërisë për çdo kërkesë të kryer nga raportuesi i të dhënave. Gjithashtu, një prej ndryshimeve ka të bëjë me dhënien e pëlqimit nga ana e klientit për bankës që kërkon të marrë tëdhëna për kreditë e tij të mëparshme. “Kërkesa e kredimarrësit do të konsiderohet e pranuar nga Banka e Shqipërisë, kur kërkuesi ka dorëzuar kërkesën, mandatpagesën e tarifës dhe dokumentet e tjera shoqëruese të nevojshme për shqyrtimin e kërkesës”, - thekson rregullorja. Kur kredimarrësi nuk është dakord me të dhënat që përmban raporti i kredimarrësit, ka të drejtë ti drejtohet Bankës së Shqipërisë, për të kërkuar verifikimin apo rishikimin e të dhënave që ekzistojnë për të në Regjistrin e Kredive.
Përfitimet e bankave
Regjistri i Kredive vë në dispozicion të pjesëmarrësve të sistemit të Regjistrit të Kredive, informacionin e nevojshëm për të gjykuar drejt dhe shpejt mbi aftësitë shlyerës të aplikuesit për kredi. Kjo ndihmon në reduktimin e kohës së nevojshme që bankave u nevojitet për marrjen e vendimit për dhënien e kredive dhe ndikon në rritjen e cilësisë së kredisë. Gjithashtu, kredidhënësit përfitojnë nga ulja e kostove të kredive dhe si rezultat, kanë në dispozicion më shumë fonde të vlefshme për kredi. Raporti personal i kreditit është një pasqyrë e “shëndetit financiar” të individëve dhe bizneseve. Nëse Regjistri i Kredive reflekton një historik pozitiv krediti të dikujt, domethënë nëse kredimarrësi ka qenë i rregullt në shlyerjen e kredive të mëparshme, kur ai kërkon kredi nga burimi i tij financiar, përfiton shërbime më të shpejta dhe me interesa më të ulëta.
Kërkesa
Çdo person, rreth të cilit mbahet informacion dhe të dhëna në Regjistrin e Kredive, ka të drejtë që përkundrejt një pagese të arsyeshme, të informohet në rrugë zyrtare në lidhje me këtë informacion. Mjafton ti drejtohet Regjistrit të Kredive me një kërkesë me shkrim dhe brenda 10 ditësh nga depozitimi i kërkesës, personi do të pajiset me një kopje të informacionit të kërkuar.
Funksionet
Me anën e të dhënave që janë hedhur në Regjistrin e Kredive bëhet i mundur vlerësimi i detajuar i ekspozimit të bankave dhe i subjekteve kredimarrëse ndaj financimit sipas monedhave, vlerësimi i detajuar i llojit të kolateraleve dhe të garancive të përdorura si dhe evidentimi i lidhjeve që ekzistojnë midis subjekteve të ndryshme kredimarrëse.
Historiku i shlyerjes së kredive
Të dhënat do të ruhen në regjistër për 5 vjet
Regjistri i Kredive ka nisur të funksionojë normalisht që prej datës 3 Janar 2008. Deri tani ai shënon mbi 220 mijë kredi të regjistruara, si dhe të dhëna për kredimarrësit, personat e lidhur dhe kolateralet e vëna si garanci për kthimin e kredisë. Regjistri i Kredive është baza elektronike e të dhënave për kredimarrësit e sistemit bankar. Regjistri i Kredive nuk merr vendime për kreditë dhe as nuk jep kredi për huamarrësit. Ai vetëm grumbullon të dhëna, i sistemon ato në bazën e të dhënave, si dhe rinxjerr informacionin demografik dhe të kreditit mbi aplikuesit për kredi, kur i kërkohet një gjë e tillë nga përdoruesit e autorizuar. Bankat kanë hedhur në regjistër portofolin aktiv të kredive si dhe ngarkojnë çdo ditë të dhëna për kreditë e reja. Regjistri përmban informacione pozitive dhe negative për kredimarrësin dhe këto të dhëna do të ruhen në Regjistër për 5 vjet. Raporti i kredimarrësit, që marrin bankat si produkt i Regjistrit, përmban informacion mbi shumën e kredisë, shlyerjet e saj, shumat e vonuara, garancitë e vëna për të, të dhëna për linjat e kredisë ku kredimarrësi është person i lidhur, historiku i statusit të kredisë për dy vitet e fundit. Përdorimi i historikut të shlyerjes së kredive nga kredimarrësit do tu shërbejë bankave në procesin e vendimmarrjes për dhënien ose jo të kredive të reja, duke reduktuar rrezikun e dhënies së kredive të këqija. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sistemi informatik ka kapacitete të mjaftueshme për zgjerimin në të ardhmen edhe me përfshirjen në të, të institucioneve të mikrofinancës në një periudhë afatshkurtër. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat do të ngarkojnë çdo ditë kreditë e reja si dhe do të përditësojnë çdo fund muaji statusin e shlyerjes së kredive.