Procedure e re hipotekimi per pronat pa siperfaqe

Pasuritë e paluajtshme që kanë dokumente pronësie por nuk kanë sipërfaqe të sakta, do të regjistrohen sipas një procedure të re që ka miratuar Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit. Të tilla pasuri deri tani ose nuk kanë qenë shënuar në dosjet e zyrës së regjistrimit, ose kanë qenë të shënuara pa sipërfaqen e tyre. Për të dhënë një zgjidhje për këtë lloj pronësie, qeveria ka miratuat kushtet që duhet të plotësohen nga pronarët në mënyrë që të përcaktohet sipërfaqja e pronës dhe kufijtë e saj. Regjistrimi i pasurive të përcaktuara në këtë vendim bëhet me kërkesë të personit të interesuar. Ai duhet ta provojë pronësinë me dokumentet e pronësisë, duke paraqitur tek regjistruesi një dokumentacion të posaçëm. Së pari, akti i fitimit të pronësisë, në rastet kur pasuria e paluajtshme regjistrohet për herë të parë, ose dokumentin e regjistrimit, në rastet kur pasuria e paluajtshme figuron e regjistruar në regjistrat hipotekorë.
Një plan i rilevimit të pasurisë së paluajtshme, i përgatitur nga një subjekt i licencuar për punime topografike apo nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas kërkesës së të interesuarit. Deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, e cila vërteton përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet. Dokumentacionin nga arkivi teknik i ndërtimit, që pasqyron hartografikisht gjendjen e pasurisë që pretendohet dhe mandatpagesën e të gjitha shpenzimeve të regjistrimit. Regjistruesi, nëse e gjykon të nevojshme, sipas ligjit, verifikon vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi dhe brenda 30 ditëve merr vendim për regjistrimin ose refuzimin e regjistrimit të pasurisë.
Një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë nga qeveria në mbledhjen e fundit lidhet me mbështetjen financiare nga ana e qeverisë për studentët dhe shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer, ku me ligjin e ri të ndryshuar fondi i ekselencës do të shtohet nga 100 milionë lekë në vit në 150 milionë lekë në vit, e parashikuar kjo në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor për 2012-ën.